Home / Lajme / Maqedoni / MPB vazhdon kërkimin e deputetit të BDI-së

MPB vazhdon kërkimin e deputetit të BDI-së

4 tetor – Ministria e Brendshme është në kërkim të Hisen Xhemailit, deputetit të BDI-së, të cilit i`u hoq imuniteti dhe ndaj të cilit është shpallur masë paraburgimi lidhur me rastin e maltretimit të punonjësve maqedonas gjatë konfliktit të vitit 2001..
Xhemaili, anëtarë i lartë dhe deputet i BDI-së ngarkohet së bashku me disa persona të tjerë, ish-pjestarë të UÇK-së për matretimin dhe ushtrimin e dhunës ndaj punonjësve maqedonas të ndërmarrjes “Mavrova” gjatë konfliktit të vitit 2001 në rajonin e Tetovë. Kjo lëndë ishte një nga katër lëndët e kthyera nga Tribunali i Hagës, por që tashmë po procesohet nga organet e gjyqësisë në Shkup..
Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska deklaroi sot se policia akoma nuk ka locuar vendin e strehimit të deputetit dhe nuk ka njohur se ku gjindet ai.

Më 17 tetor është caktuar edhe seanca gjyqësore, ku duhet të paraqitet deputeti i BDI-së, partia e të cilit kundërshtoi heqjen e imunitetit të tij, që u votua nga VMRO-DPMNE dhe Lidhja Social Demokrate në opozitë..
Dy partitë e opozitës PDSh dhe DR kanë kërkuar mos procesuimin e këtij rasti dhe respektimin e Ligjit për amnisti të miratuar pas konfliktit të vitit 2001.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *