Home / Lajme / Maqedoni / Ndrroi jetë ish-veprimtari Abdylmenaf Neziri

Ndrroi jetë ish-veprimtari Abdylmenaf Neziri

Tetovë, 6 tetor – Dje në moshën 70- vjeçare vdiq Abdylmenaf Z. Neziri i lindur në 15. 03.1938 në fshatin Reçiçë e Madhe në Tetovë. Varrimi i të ndjerit u bë në prani të familjarëve të tij dhe shumë qytetarëve në vendlindjen e tij në fshatin Reçiçë e Madhe..
Abdylmenafi ishte njëri nga djemtë e parë të Reçiçës së Madhe që vazhduan shkollimin, edhe pse në moshë të re i vdes babai, ai përsëri nuk e ndali shkollimin por e vazhdoi shkollën e lartë bankaro- financiaro në vitin 1963- 1965..
Ndërsa në vitin 1968 diplomon në fakultetin Ekonomik në Shkup, që më pas të vazhdojë edhe shkallën e tretë magjistraturën drejtimin marketing, të cilën për shkaqe objetive nuk arriti ta përfundojë, për arsye se u kyç në aktivitetet e udhëheqjes së Komunës , duke kryer funksionin e kryetarit të Këshillit Ekzekutiv në periudhën prej vitit 1974- 1978..
Shfrytëzoi klimën politike në maksimum të asaj kohe dhe kontriboi në zhvillimin e arsimit duke ndërtuar shkolla të ndryshme, duke zgjeruar paralele nëpër shkolla të mesme në Komunën e Bogovinës dhe në Tearcë, të cilat fatkeqësisht sot nuk ekzistojnë më.

Në sferën e shëndetsisë dha një kontribut të madh duke hapur ambulance në çdo fshat, duke ndërtuar spitalin e ri të ashtuquajtur blloku kirurgjik por duke dërguar edhe mjek nëpër specializime të ndryshme jashtë vendit..
Gjatë mandatit të tij përveç hapjes së objekteve madhore ekonomike si Fabrika e Aluminit, Avtoprogres, Plastikës medicinale ,Veluri, ai në çdo vendbanim shqiptar ka hapur zyra të vendi, ndërsa në Tetovë ka qënë njëri nga iniciatorët për ndërtimin e objektit të Postës, por edhe të shumë objekteve të tjera..
I ndjeri Abdylmenaf Neziri do të kujtohet edhe nga brezat që do të vijnë, për kontributin e tij të pashlyeshëm duke legalizuar dhe urbanizuar 2000 objekte në Reçiçë të Vogël dhe Tetovë..
Pasi i mbaroi mandati nuk u rizgjodh por u la pas dore 6- muaj, por ai nuk pushoi së vepruari, duke pranuar që të marr një punë që për shumicën e njerëzve ishte shumë minore. Mori përsipër që të ndërtojë fabrikën e lëkurave të cilën e bëri në afat rekord dhe që punësoi afër 300 puntorë duke e pasuruar me kuadro të rinj profesionalë si inxhinierë teknologë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *