Home / Lajme / Maqedoni / Parlamenti i Maqedonisë njohu pavarësinë e Kosovës

Parlamenti i Maqedonisë njohu pavarësinë e Kosovës

9 tetor – Parlamenti i Maqedonisë votoi rezolutën për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe ngritjen e marrëdhënieve diplomatike me këtë shtet të ri fqinj.
Nga 111 deputetë të pranishëm, 85 deputetë të VMRO-DPMNE-së, BDI, PDSH-së dhe DR-së votuan pro rezolutës, 1 deputetë kundër dhe 16 kanë abstenuar.
Rezoluta për Kosovën do t`i dorëzohet Qeverisë, e cila menjëherë pritet që sonte të sjellë vendimin përfundimtar të njohjes së Kosovës. Miratimit të saj i parapriu një debat i ashpër midis pozitës dhe opozitës.
Kjo e fundit kërkoi prolongimin e njohjes deri sa të finalizohet procesi i shënimit të kufirit dhe që Shkupi zyrtar të njihet se a do ta respektojë Prishtina emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë. Opozita maqedonase nënvizoi se kryeministri Nikolla Gruevski i shmanget përgjegjësive, të cilat siç thuhet i`a hedhë Parlamentit.
Në tekstin e rezolutës tre pikëshe theksohet: 1.I rekomandojmë Qeverisë së Maqedonisë që në kuadër të kushtetutës dhe interesave nacionale të vendit, ti ndërmerrë aktivitetet e nevojshme për ngritjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën dhe pranimin e pavarësisë së saj.

2.Të vazhdojë me zhvillimin e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës si deri më tani në të gjitha fushat në interes të ndërsjelltë me qëllim të lëvizjes së lirë të qytetarëve, kapitalit dhe ideve.
3. Të afirmojë përcaktimin e Qeverisë së Maqedonisë me zhvillimin e marrëdhënieve me vendet fqinje deri në aderim të plotë në BE dhe NATO..
Miratimi i rezolutës vjen një ditë pasi që Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e mbështeti një rezolutë serbe, me të cilën Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë obligohet që të verifikojë ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Paralelisht njohja e pavarësisë së Kosovës pritet të bëhet edhe nga Mali i Zi.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *