Home / Lajme / Maqedoni / Policia arreston 23 shitës të telefonave celularë

Policia arreston 23 shitës të telefonave celularë

4 tetor – Policia arrestoi 23 persona në Bit Pazar të Shkupit për shkak të shitjes së telefonave të vjetër celular, informon agjencia e lajmeve INA..
Operacioni është ndërmarrë nga njësiti policor Alfa, me ç`rast janë ndaluar shitësit ambulantë të telefonave celular, për të cilët sipas policisë u tha se po shisnin telefona pa dokumentacione përkatëse.

Gjatë aksionit policor kanë qenë të pranishëm edhe inspektorë të Ministrisë së Ekonomisë dhe inspektorë të Tregut, ku janë konfiskuar 280 telefona celularë. Ministria e Brendshme theksoi se të gjithë personave i është shqiptuar masë dënimi prej 100 euro dhe në rast të mospagesës atëherë ndaj tyre do të shqiptohet masë dënimi me burgim.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *