Home / Lajme / Maqedoni / Rushiti:Instituti shqiptar u themelua në bazë të ligjit

Rushiti:Instituti shqiptar u themelua në bazë të ligjit

18 tetor – Ish-ministri i Arsimit dhe Shkencës, Sulejman Rushiti reagoi lidhur me debatet e fundit për Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore..
Ish-ministri Rushiti tashmë në emër të partisë së re Demokracia e Re deklaroi se themelimi i këtij instituti nga qeveria e kaluar është themeluar në bazë të ligjeve dhe në procedurë të rregullt, duke përgënjeshtruar pretendimet e zëvendëskryeministrit aktual Abdulaqim Ademi..
“Vendimi për themelimin, është një dhe i vetëm, firmosur nga kryeministri”, deklaroi Sulejman Rushiti, duke ftuar që të gjitha palët të angazhohen për zhvillimin e këtij instituti duke lënë interesat e ngushta partiake dhe personale..
Bllokimi i aktivitetit të institutit ka ardhur si pasojë e ngrirjes së buxhetit dhe shkarkimit të anëtarëve të bordit, gjë që ka shkaktuar edhe reagimin e drejtoreshës aktuale të këtij Instituti, Mirushe Hoxha. Kjo e fundit ka drejtuar akuza ndaj partisë shqiptare në pushtet BDI-së dhe zëvendëskryeministrit aktual Abdulaqim Ademi.

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *