Home / Lajme / Maqedoni / Selmani kërkon kompromis për emrin

Selmani kërkon kompromis për emrin

6 tetor – Lideri i DR-së Imer Selmani thotë se kompromisi për emrin mund të jetë prapashtesa gjeografike duke mos prekur në identitetin maqedon..
Demokracia e re ka një qasje shumë pragamtike për çështjen e emrit. Lideri Imer Selmani thotë se Maqedonia detyrimisht duhet të jetë pjesë e NATO-s..
“Detyrimisht duhet të gjejmë një zgjidhje një kompromis me Greqinë për këtë çështje dhe sa i takon vet emrit mendoj se është një fer kompromis i cili mund të jetë me një prapashtesë apo shtesë gjeografike e cila veçmë ka sinjalet e veta se është një zgjidhje e mundshme”, deklaroi Selmani.

Sipas tij çështjet që kanë të bëjnë me gjuhën, identitetin, ndërmjetësi Nimic mund të ofrojë zgjidhje..
Ai thotë se interesi thelbësor i shqiptarëve në Maqedoni është integrimi i plotë i Maqedonisë në NATO si dhe përspektiva e rajonit në NATO..
“Nga lobistët shqiptaro-amerikan me plotë mirësi u pranua të punohet që të zgjidhet kontesti duke bërë trysni mbi të dy palët. Trysni bëhet edhe ndaj palës greke për arsye se edhe Greqia duhet të jetë e vetëdijshme se duhet të bën hap prapa në qëndrimin e fortë që e patën para disa muajve në Bukuresht”, thekson Selmani pas lajmit të publikuar nga agjencia e lajmeve INA se lobistë shqiptaro-amerikanë po lobojnë për çështjen e emrit me qëllim të integrimit të vendit në NATO

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *