Home / Lajme / Maqedoni / Shkup:340 raste të helmimit nga ëmbëltorja “Rinia”

Shkup:340 raste të helmimit nga ëmbëltorja “Rinia”

2 tetor – Në Klinikën për Sëmundje Infektive janë paraqitur rreth 340 persona me simptome të helmimit, nga ëmblësirat e konsumuara nga ëmbëltorja “Rinia” në Çarshinë e Vjetër në Shkup..
Sipas udhëheqësve të Klinikës, deri tani 64 prej pacientëve të paraqitur janë hospitalizuar. Simptomat që kanë vijuar pas konsumimit të ëmbëlsirave janë temperaturë e lartë, dhimbje të muskujve dhe nyejve, dhimbje koke, vjellje dhe shkulë. Rastet e parë të helmimit me ëmbëlsirat e “Rinia” u regjistruan më 28 shtator..
Ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani deklaroi se pas këtij rasti dikasteri që drejton ai në bashkëveprim me institucionet e tjera ka ndërmarrë të gjitha masat për të kontrolluar objektet afariste dhe të ushqimeve, për të kontrolluar ushqimet e tyre.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *