Home / Lajme / Maqedoni / Takimi i liderëve pa marrëveshje për emrin

Takimi i liderëve pa marrëveshje për emrin

6 tetor – Liderët e partive dhe kreu shtetëror nuk kanë arritur marrëveshje në takimin e sotëm për çështjen e emrit.
Në takimin e sotëm partitë e koalicionit të udhëhequra nga VMRO-DPMNE dhe BDI kanë shprehur qëndrimin se formula e dyfishtë duhet të jetë zgjidhja bazë për çështjen e emrit në negociatat me palën greke të ndërmjetësuara nga mediatori i OKB-së Metju Nimic.
Presidenti Branko Cërvenkovski u largua nga takimi i liderëve duke vlerësuar se kryeministri Nikolla Gruevski dhe partnerët e tij të koalicionit edhe më tej mbështesin formulën e dyfishtë si zgjidhje më të pranueshme për emrin.
Sipas tij, kjo zgjidhje është në kundërshtim me pjesëmarrjen aktive në bisedime të negociatorëve maqedonas.
Ministri i Jashtëm, Antonio Milloshoski deklaroi se presidenti Cërvenkovski dhe dy parti më të vogla nuk kanë qenë në gjendje të shqyrtojnë pesë konkluzione të propozuara si qëndrim i përbashkët në këtë takim për çështjen e emrit.

Milloshoski tha se nëpërmjet këtyre konkluzioneve, liderët e partive politike riafirmojnë qëndrimet për hyrje në NATO dhe BE dhe për pjesëmarrjen aktive në procesin e negociatave për emrin nën patronazhin e OKB-së.
Sipas tij, formula e dyfishtë ka një peshë politike dhe e njejta mund të jetë bazë për kompromis. Një nga konkluzionet ka qenë që negociatori nga Shkupi nuk janë të autorizuar për të negociuar për asnjë zgjidhje në raport me identitetin kombëtar maqedonas dhe të drejtën e vetëpërcaktimit. Gjithashtu në konkuzione është theksuar se çdo propozim konkret duhet të jetë pjesë e referendumit.
Në takimin e sotëm nuk ka marrë pjesë PDSH, e cila deklaroi se nuk merrë pjesë në një përbërje ku janë ftuar edhe partitë e vogla politike.

Gjithashtu lexo

Paraqiten si zyrtarë policor, rrahin dhe plaçkisin të riun nga Shkupi

Mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën “Përzhino” në Shkup, tre persona të panjohur e kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *