Home / Lajme / Maqedoni / Të hënën takimi i liderëve për emrin

Të hënën takimi i liderëve për emrin

04 tetor – Të hënën në Shkup do të zhvillohet takimi i liderëve të katër partive më të mëdha politike ku do të diskutohet për çështjen e emrit..
Në takimin e thirrur nga kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ku janë të pranishëm liderët e LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së, pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe presidenti i vendit Branko Cërvenkovski..
Takimi zhvillohet para negociatave midis ndërmjetësit të OKB-së Metju Nimic dhe dy palëve negociuese greke dhe maqedonase, të caktuara kah mesi i javës së ardhshme ku pritet të prezantohet propozimi final për zgjidhjen e kontestit të emrit..
VMRO-DPMNE e kryeministrit Gruevski përmban propozimin e formulës së dyfisht, ku në planin ndërkombëtarë dhe në raport me Greqinë të përdoret një emër i ri do të dal nga kompromisi me palën greke, ndërsa në marrëdhëniet dypalëshe dhe brenda vendit të përdoret emri kushtetues Republika e Maqedonisë.

Lidhja Social Demokrate (LSDM) dje doli me propozim konkret për zgjidhjen e kontestit të emrit, me të cilin siç thuhet nuk rrezikohet identiteti nacional, gjuha dhe kultura maqedonase..
BDI njoftoi se mbështesin emrin aktual kushtetues, por sipas kësaj partie do të mbështesin çdo zgjidhje të re të përbashkët. Edhe PDSH ka bërë të ditur se me rëndësi të veçant për vendin është zgjidhja e problemit, që të mos bllokohen proceset evrointegruese të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *