Home / Lajme / Maqedoni / Tetova nikoqire e panirit të librit

Tetova nikoqire e panirit të librit

Tetovë, 9 tetor – Të mërkurën pas dite në Tetovë për të tetën herë me radhë është hapur panairi I librit Tetova 2008.”Botues nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia edhe këtë vit ofrojnë tituj të rinj për dashamirët e fjalës së shkruar.Dominojnë romanet, librat shkencor, atlaset gjeografik e kështu me radhë ndërsa marrin pjesë afro 50-të Shtëpi Botuese”, tha Ramadan Ramadani, kryetar I shoqatës së botuesve.

Në hapjen solemne të këtij panairi morri pjesë edhe zëvendëskryeministri I qeverisë së Maqedonisë Abdilaqim Ademi, I cili tha se shumë njerëz dëshirojnë të risin vlerat e profesionit të vet
Shoqata e Botuesve shqiptarë ka organizuar 15 panaire gjithsej, ka marrë pjesë në 49 panaire.Shoqata e Botuesve shqiptarë në Maqedoni ka organizuar 15 panaire 8 në Tetovë, 5 në Shkup, dhe në dy në Strugë.SHBSH ka marrë pjesë edhe në panairret ndërkombëtare në Frankfurt, në Stamboll, Bolonjë.
Risi për këtë vit është se mer pjesë edhe një shtëpi botuese nga Çamëria.Numri i titujve të ekspozuar arrinë deri në 1500, prej të cilëve 200-300 janë tituj të rinj..
Ajlin Kadriu

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *