Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi letër sekretarit të përgjithshëm të NATO-s

Thaçi letër sekretarit të përgjithshëm të NATO-s

2 tetor – Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi i ka drejtuar një letër sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jap de Hop Shefer lidhur me mosrespektimin e Ligjit për Amnisti në Maqedoni..
“I nderuari z. Sekretar, këto dite ne Maqedoni, qeveria ka marrë vendimi që të fillojë gjykimi i katër rasteve të kthyera nga Tribunali i Hages. Ekspertet ndërkombëtare nuk gjetën asnjë element inkriminues ne këto katër lëndë, prandaj i kthyen, por jo me rekomandim që ato t’i marrë në shqyrtim gjykata maqedonase. Edhe po të kishte qenë kështu, Tribunali i Hagës nuk ka të drejtë të abrogoje një Ligj Special (Lex specialis) që ishte bazë mbi të cilën u ndërtua paqja në Maqedoni”, thuhet në letrën e kryetarit të PDSH-së..
Siç shkruhet në letër “Ligji për amnisti është çelësi që e mbylli një kapitull të hidhur ballkanik me një zgjidhje evropiane dhe tani, me këto shkelje voluntariste te ligjeve, Qeveria maqedonase, fare kot hap edhe një front ku gjithsesi do të pësojë”.

“Fillimi i gjykimit te katër rasteve të kthyera nga Tribunali i Hagës, jo vetëm që është shkelje e ligjit për amnisti, por në pako me aberacionet e tjera nga Marrëveshja e Ohrit, njëkohësisht një sfidë arrogante e paqes”, shkruan kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, duke shtuar se për shumë fakte ka marrë lirinë të informojë sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për veprimet siç thuhet “aventureske te institucioneve maqedonase që e destabilizojnë Maqedoninë. Ai kërkon ndërhyrjen e sekretarit të përgjithshëm të Aleancës në favor të respektimit të ligjit dhe marrëveshjeve të tjera që e sollën paqen në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *