Home / Lajme / Maqedoni / USHT përuroi sot hapjen e Fakultetit të Mjekësisë

USHT përuroi sot hapjen e Fakultetit të Mjekësisë

Tetovë, 6 tetor – Universiteti Shtetëror i Tetovës(USHT) sot promovoi vitin e parë akademik të Fakultetit të shkencave mjekësore. Në kuadër të këtij fakulteti janë akredituar katër programe studimore:mjekësia, stomatologjia, farmacia dhe drejtimi për motër medicinale.
Rektori i USHT-së, Sadi Bexheti sot përuroi hapjen e këtij fakulteti në prani të zëvendëskryeministrit Abdilaqim Ademi, ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani dhe zëvendëskryeministrit Ivica Bocevski.
“Kemi bërë gjithçka që ishte paraparë me Ligjin për akreditim.Kemi profesorë nga Fakulteti i Mjekësisë i Shkupit, ndërsa ushtrimet do t`i mbajnë asistentët e fakultetit në Tetovë”, deklaroi Bexheti.

Këtë vit janë regjistruar 30 studentë në mjekësi, ndërsa nga 20 studentë në stomatologji dhe farmaci, të gjithë këta me kuotën shtetërore, ndërsa numri i njejtë i studentëve të regjistruar është me vetëfinancim. Në vitin akademik 2008/2009 në USHT funksionojnë 11 fakultete me 33 programe të akredituara studimore.

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *