Home / Lajme / Maqedoni / Vrasje në Nerasht

Vrasje në Nerasht

18 tetor – Ka vrarë me tre plumba bashkëfshatarin e tij pasi janë zënë për kullotje të bagëtisë.Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16 e 45 minuta në dalje të fshatit Nerasht, komuna e Tearcës në vendin e quajtur “Tumajca“.Vrasjes i ka paraparirë një zënke verbale mes 45 vjecarit S.B dhe 37 vjecarit K.M që të dy nga fshati Nerasht.Siç njoftoi zëdhënësi I Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë Marjan Josifovski, deri te zënka ka ardh për shkak se S.B ka kullotur bagetinë në arën e K.M.Zënka ka vazhduar edhe me rahje mes dy personave dhe S.B ka shkuar në shtëpi ka marrë pistoletë dhe është kthyer sërish në arë dhe me tre plumba ka vrarë K.M.
Me plagë të rënda në pjesën e parme të kokës dhe të kraharorit 37 vjecari është dërguar në spitalin klinik të Tetovës, ku është konstatuar vdekja e tij”, deklaroi për telelvizionin Koha” Marjan Josifovski.
Pas një kohe të shkurt S.B është dorëzuar tek organet e policisë dhe është arestuar.Policia ka kryer hetim në vendin e ngjarjes dhe meren masa adekuate për zbardhjen e plotë të këtij rasti.Ndaj S.B do të vijojë padi penale..

Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *