Home / Lajme / Maqedoni / Zv/kryeministri Ademi vizitë në rajonin e Tetovës

Zv/kryeministri Ademi vizitë në rajonin e Tetovës

15 tetor – Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Abdulaqim Ademi i shoqëruar nga përfaqësues të ambasadës norvegjeze sot do të zhvillojë vizitë në komunën e Jegunovcës..
Zëvendëskryeministri Ademi do të qëndrojë në shkollën fillore “Shemshova” në fshatin Prelubishtë, e cila ka qenë pjesë e një projekti të financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Norvegjisë në vlerë prej 3,5 milion denarë..
Donacioni norvegjez mundësoi ndërtimin e shkollës së re, rikonstruimin e rrjetit elektrik dhe të nxemjes. Projekti është pjesë edhe e nismës së Sekretariatit për çështje evropiane në Qeverinë e Maqedonisë për përparimin e kushteve për zhvillimin e procesit mësimor në vend.

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *