Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti flet për arrestimet e fundit

Ahmeti flet për arrestimet e fundit

Kryetari I Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti në takimin e fundit me gazetarë ka theksuar se partia e tij, nuk kërkoi zgjedhje të parakohëshme për të ardhur në pushtet pasi që rezultati I zgjedhjeve nuk dihej apriori por kërkoi zhbllokimin e institucioneve të shtetit për të tejkaluar krizën politike dhe institucionale që u krijua si pasojë e mosrespketimit të votës të shumicës të shqiptarëve pas zgjedhjeve të vitit 2006.

”Raundi I parë I zgjedhjeve fatkeqësisht më 1 qershor pati shumë parregullësi të mëdha akte dhune të pahijshme.Pas reagimit të BDI-së, u përsëritën zgjedhjet dhe bashkimi demokratik për Integrim u bë pjesë e koalicionit.Ky koalicion qeveritar përmban dy partitë që fituan bindshëm nga dy komunitetet më të mëdha në vend, ka legjitimitet të plotëson dhe mundëson funksionim efikas të parlamentit duke patur dy shumicat, atë të shumicës në parlanment dhe shumicës së badinterit.Koalicioni I ri me dy partive mundëson vendimarrje dhe zbatim pa pengësë të reformave të nevojshme por edhe shënon pajtim dhe ndërtim të mirëbesimit mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE”, tha Ahmeti para gazetarëve.Ai në fjalimin e tij veçoi si të arriturat e BDI-së si sjlleja e ligjit për përdorim të gjuhëve, ligj që zyrtarizon përdorimin e gjuhës shqipe, njohja e pavarësisë së Kosovës, hapja e muzeut të lirisë dhe shënimi I 100 vjetorit të alfabetit të gjuhës shqipe.”Mbaroi konkursi për pranimin e adiministratorëve dhe policëve të rinj, 570 dhe 100 gjegjësisht vazhdon edhe implementimi I njërës nga pikat e marrëveshjes së Ohërit që është përfaqësimi adekuat I shqiptarëve në institucione”, tha Ahmeti.AI lidhur me aksionet e policisë theksoi se do të luftojnë kriminelët por 19 shtëpitë e bastisura në dy askione të policisë pas vrasjes së policot Afrim Arifi mos bëhet 200 apo 2000 nëpër lajme e thash e thëme.”Ne nuk do të lejojmë që ndokush të bastiset apo maletrohet vetëm se është shqiptar, por nuk do të mbrojmë asnjë kriminel edhe po të jetë shqiptar.Mediat dhe OJQ-të por edhe partitë opozitare duhet të kritkojnë nëse bëhen tejkalime të autorizimeve, sjellje brutale, por rikujtojmë disa parti opozitare dhe gazetarë që në disa raste kur ishim në pushtet nga 2002 dhe 2006 na kritikonin se policia nuk vepron dhe as patrullon në disa venbanime shqiptare duke lejuar qëllimisht që kriminelët të veprojnë pa u ndëshkuar.Kompromis me krimin nuk ka, krimi nuk ka ngjyrë etnike, shoqëria me efikase multietnike në Ballkan është mafia.Por nuk duhet të ketë as keqpërdorim të forcës dhe pushtetit pësim të qytetarëve të pafajshëm.Rastet e tilla duhet të paraqiten tek organet kompetente dhe ne do të marrim masa përkatëse “, tha Ahmeti.

Ajlin Kadriu

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *