Home / Lajme / Maqedoni / Akademia e USHT-së “bashkoi” Thaçin dhe Ahmetin

Akademia e USHT-së “bashkoi” Thaçin dhe Ahmetin

Akademia solemne kushtuar 14 vjetorit të themelimit të institucionit më të lartë arsimor të shqiptarëve në Maqedonisë, ka tubuar bashkë të mërkurën mbrërma në qendrën për kulturë në Tetovë, krerët e partive politike shqiptare, zëvendëskryeministrin Ademi, zëvendësministren e arsimit Lindita Qazimi, kryetarin komunës së Tetovës Hazbi Lika, rektorët e universiteteve të Prishtinës, Shkupit, UEJL-së, Gjirokastrës si dhe ambasadorin e Italisë në Maqedoni, Silvano Pedrolo si dhe përfaqësuesit e BFI-së dhe komunitetit bektashian.

Urim Hasipi
Tetovë, 18 dhjetor-Shënimi i 14 vjetorit të themelimit të Universitetit në Tetovë, do të mbahet mend gjatë pasi që për herë të parë në shënimin e përvjetoreve të USHT-së, në karriket e para kanë qenë të pranishëm dy liderët e partive politike shqiptare BDI dhe PDSH , Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi. Akademia solemne kushtuar 14 vjetorit të themelimit të institucionit më të lartë arsimor të shqiptarëve në Maqedonisë, ka tubuar bashkë të mërkurën mbrëma në qendrën për kulturë në Tetovë, krerët e partive politike shqiptare, zëvendëskryeministrin Ademi, zëvendësministren e arsimit Lindita Qazimi, kryetarin komunës së Tetovës Hazbi Lika, rektorët e universiteteve të Prishtinës, Shkupit, UEJL-së, Gjirokastrës si dhe ambasadorin e Italisë në Maqedoni, Silvano Pedrolo si dhe përfaqësuesit e BFI-së dhe komunitetit bektashian, si dhe themeluesi i këtij universiteti Fadil Sulejmani. Me këtë rast të pranishmëve ju drejtua rektori i USHT-së Sadi Bexheti, i cili tha se ky universitet i themeluar para 14 viteve dhe i zyrtarizuar para 4 viteve edhe pse është një universitet i ri, ai me punën e tij ka shënuar rezultate të lakmueshme të cilët e bëjnë të njohur jo fetëm brenda por edhe jashtë shtetit.”Kjo është periudha në të cilën universiteti arriti konsolidim të tërësishëm në pikëpamje ligjore dhe ka filluar konsolidimin në pikëpamje akademike që do të thotë në ngritjen e procesit arsimor-shkencor dhe me këtë rast ju bëjmë apel profesorëve dhe specialistëve që punojnë në shtetet e Evropës se dyert e USHT-së janë të hapura për të gjithë”, tha Bexheti. Ai më tej theksoi se këtë vit akademik filluan ligjëratat në të gjitha programet studimore të akredituara në kuadër të 11 fakulteteve, përfshirë edhe fakultetin e shkencave të Mjekësisë, i cili është i vetmi në Maqedoni ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, ndërsa këtë vit filluan edhe studimet postdiplomike gati në të gjitha programet studimore ku ka mbi 300 student të rregjistruar. Bexheti theksoi se objektivat e USHT-së për vitin e ardhshëm janë përfundimi i objektit për fakultetin Juridik dhe Ekonomik, ndërtimi i konviktit, menzës studentore dhe bibliotekës studentore. Ndërkaq, zëvendësministrja e Arsimit dhe Shkencës Lindita Qazimi, theksoi se ndjehet e privilegjuar që përfundoi studimet në pikërisht në këtë universitet i cili u ngrit me shumë sakrifica e mundime”Megjithëse pushteti i atëhershëm Universitetin Shtetëror të Tetovës nuk e njihte dhe nuk e përfillte ekzistimin dhe funksionimin e tij, ai arriti të qëndrojë në këmbë dhe të zhvillohet sikurse edhe universitetet tjera të botës. Arriti t`i kapërcejë të gjitha sfidat dhe ndërkmëbzat që bëheshin nga pushtetet që ndërroheshin”, tha Qazimi. Ajo theksoi se kjo vijë e suksesshme e USHT-së në të ardhmen do të kultivohet edhe më shumë nga ana e strukturave udhëheqëse të tij.Rektori i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Velimir Stojanovski , përshëndeti bashkëpunimin e frytshëm mes dy universiteteve dhe theksoi se ndjehet si në shtëpinë e tij. “Sonte me të vërtetë e kam vështirë të flas para jush sepse si autor i 16 programeve studimore të këtij Universiteti, unë sonte ndjehem si në shtëpinë time. Sot kam dy arsye që të jem i lumtur sepse, pas 14 vitesh ne si Universitet në Shkup, bëmë edhe një universitet të cilin e konsiderojmë partner serioz për bashkëpunim në sferën shkencore për implementimin e kartës së Bolonjës.arsyeja e dytë është se sot ne u takuam, rektorët e universiteteve të rëndësishme në vend, me qëllim që të implementojmë bashkërisht sfidat e arsimit bashkëkohor dhe të ecim bashkërisht drejt një arsimi ende më cilësor”, tha kreu i universitetit “Kirili dhe Metodi”, duke i dhuruar një mirënjohje rektorit të USHT-së Sadi Bexheti.Në këtë akademi ambasadorit të Italisë Silvano Pedrolo, i është dhënë çmimi Doktor Honoris Causa”, për kontributin në kultivimin e dhe afirmimin e kulturës , gazetarisë, sportit shqiptare jo vetëm në Itali por edhe më gjërë.Pedrolo shkurt ka falemenderuar senatin e USHT-së për këtë mirënjohje e cila tha se është shumë e vlefshme.Në këtë akademi solemne ishte i pranishëm edhe kryetari i Demokracisë së re Imer Selmani, ndërsa nuk pat asnjë përfaqësues nga partitë politike maqedonase, VMRO-DPMNE dhe LSDM

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *