Home / Lajme / Maqedoni / Anulohen protestat e studentëve në Tetovë

Anulohen protestat e studentëve në Tetovë

Anulohen protestat e paralajmëruara nga ana e parlamentit të studentëve të Universitetit Shtetëror të Tetovës.

Përmes një njoftimi të shërbimit për informim pranë parlamentit studentor të USHT-së, është bërë e ditur se protestat e caktuara për sot në orën 12.00 janë anuluar për një afat të pacaktuar.

”Njoftojmë gjithë opinionin publik se për shkaqe objektive protestat do të shtyhen për një afat të caktuar dhe kjo nuk do te thotë që ne heqim dorë nga kërkesat tona, por në të ardhmen ne do të jemi edhe më të zëshëm në realizimin e kërkesave tona legjitime”, thuhet në njoftim.

Nga ky parlament studentor kanë shprehur habinë rreth deklaratës së bërë nga këshilli familjar I protestave të fshatit Brodec rreth organizimit dhe mbajtjes së protestave me moton “Drejtësi për të gjithë”. ”E shohim si absurd dhe të pakuptimtë kundërshtimin ndaj nesh dhe iniciativës sonë për të mbajtur dhe një tjetër protestë në mbrojtje të vëllezërve tanë të cilët ndiqen penalisht nga pushteti sllavo-Maqdon si dhe ne lidhje me kërkesat tona për diskriminim e Shqiptarve në Maqedoni”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga parlamenti studentor.

Si shkas për anulimin e protestave poashtu përmendet edhe gjykimi pr të arrestuarit nga fshati Brodec i cili ka kaluar në gjykatën e apelit dhe me qëllim që protestat të mos ndikojnë negativisht gjatë procesit.

Ndryshe, studentët paralajmëruan se të enjten do të protestojnë në shenjë pakënaqësie për gjykimine padrejtë të të arrestuarve nga fshati Bodec, mbylljen e katër rasteve të kthyera nga Haga si dhe buxhetin e zvogëluar nga ana e ministrisë së arsimit dhe skencës për Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Paraqiten si zyrtarë policor, rrahin dhe plaçkisin të riun nga Shkupi

Mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën “Përzhino” në Shkup, tre persona të panjohur e kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *