Home / Lajme / Botë / Arrestohet guvernatori i Illionisit, Blagojeviç

Arrestohet guvernatori i Illionisit, Blagojeviç

Në SHBA është arrestuar sot guvernatori i shtetit të Illionisit, serbo-amerikani Rod Blagoeviç, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës dhe korrupsion.

Guvernatori i Illinosit, Blagojeviç njihet si një nga udhëheqësit kryesor të fushatës për mbledhjen e fondeve për persidentin e sapozgjedhur amerikan Barack Obama.

Vetëm në këtë shtet Obama siguroi 300 milion dollarë donacione gjatë fushatës, ku një rol u tha se luajti guvernatori Blagojeviç.

Arrestimi thuhet se është bërë me urdhër të posaçëm të Prokurorisë Federale, me ç’rast agjentët e FBI-së arrestuan guvernatorin Blagojeviç në zyrën e tij. Ai ka kryer më parë edhe postin e kongresmenit dhe senatorit amerikan. Blagojeviç njihet si një nga miqt më të afërt të presidentit të ri amerikan Barack Obama. Bashkë me të u arrestua edhe shefi i kabinetit të tij John Harris.

Blagojeviç është i akuzuar se ka nxjerrë në shitje postin e senatorit, të lënë të bosh nga dorëzimi i mandatit të senatorit Obama. Përveç kësaj, guvernatori akuzohet se ka manipuluar kontratat në favor të fondeve ilegale elektorale dhe se ka bllokuar fondet për “Chicago Tribune”, e përditshmja që ndodhet në prag të falimentimit, për të detyruar drejtuesit e saj që të pushojnë nga puna anëtarët e Këshillit të Administratës që nuk kanë marrëdhenie të mira më të.

Gjithashtu lexo

Sulmi i dytë në Londër, qytetarëve u hidhet acid në fytyrë

Dy adoleshentë mendohet se janë viktimat e fundit të një sulmi me acid, sipas pamjeve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *