Home / Lajme / Maqedoni / Bardhyl Mahmuti letër deputetëve Jashari, Hani dhe Ademi

Bardhyl Mahmuti letër deputetëve Jashari, Hani dhe Ademi

Unë besoj se ju të nderuar deputetë të Parlamentit të Maqedonisë, ju ish të burgosur politik, i dini këto fakte dhe heshtja huaj vetëm inkurajon sistemin represiv që të vazhdojë me atë të cilën ata dinë ta bëjnë më mirë, diskriminimin, bastisjen, maltretimin dhe burgosjen e shqiptarëve.Mbes me shpresë se dhuna dhe terrori shtetëror që përjetojnë shqiptarët do të trokas në thellësi të ndërgjegjes tuaj që të mos jeni pjesë e politikës që dikur rrëndonte edhe mbi kurrizin tuaj dhe të familjeve tuaja.”, thuhet në letrën e hapur të kreut të BDSH-së drejtuar deputetëve të BDI-së

22 dhjetor-Kryetari i BDSH-së, Bardhyl Mahmuti i ka drejtuar një letër publike tre deputetëve të BDI-së Xhemail Jashari, Tahir Hani dhe. Xhevat Ademi lidhur me aksionet e fundit policore. “Të nderuar deputetë të Parlamentit të Maqedonisë, ju ish të burgosur politik, skenat e përditshme të bastisjeve të familjeve shqiptare nga pjesëtarët e pafytyrë, desha të them me maska, të aparatit represiv të shtetit maqedonas, maltretimet e mijëra familjeve shqiptare në Komunat e Likovës, Kumanovës, Harçinës, Hasanbegut, Çairit dhe vendbanimeve tjera shqiptare, arrestimet e shumta, dhuna shtazarake për të detyruar të burgosurit që të pranojnë veprat që nuk i kanë bërë dhe komoditeti i përfaqësuesve të partisë suaj që përsërit në mënyrë monotone se koalicioni qeveritar VMRO-BDI funksionon në mënyrë të përkryer më shtyn t’ju drejtohem më këtë letër të hapur edhe për publikun” thekson kryetari i Bashkimit Demokratik Shqiptar (BDSH), Bardhyl Mahmuti.Ai pyet publikisht BDI-në :A u ka shkuar ndër mend ndonjëherë se ju, që keni përjetuar së bashku me familjet e juaja të njëjtën dhunë nga i njëjti aparat represiv, do të ndodheni në situatë të bëheni pjesë relevante e institucioneve shtetërore që aplikojnë të njëjtat masa dhe të njëjtat metoda kundër bashkëkombësve tuaj?A u ka shkuar ndër mend ndonjëherë se ju, që neveriteshi nga amini që i bënin politikës antishqiptare komunistët shqipfolës, pjesë e institucioneve të Republikës Socialiste të Maqedonisë, që do të vijë dita kur ju do të jeni pjesë e një koalicioni qeveritar që i bën amin terrorit shtetëror kundër shqiptarëve në Diktaturën “multietnike” të Maqedonisë, pyet kreu I BDSH-së.Më tej ai pararashtron pyetje për kreun e BDI-së A u ka shkuar ndër mend ndonjëherë se ju, që irritoheshi nga servilizmi i komunistëve shqipfolës që për një rrogë që merrnin në Sobranjen e Republikës Socialiste të Maqedonisë, që do të vijë dita kur për një rrogë në Parlamentin e Diktaturës “multietnike” të Maqedonisë do të heshtni dhe me atë heshtje do të aprovoni atë që ndodh?A u ka shkuar ndër mend ndonjëherë se ju, që revoltoheshi edhe në burg për çdo dhunë që ushtrohej ndaj shokëve tuaj, do të vijë dita kur do të jeni pjesë e koalicioneve qeveritar që do të arrestojnë shokët dhe bashkëluftëtarët tuaj?A u ka shkuar ndër mend ndonjëherë se ju, që revoltoheshi nga poltronizmi i komunistëve shqipfolës që thurnin lavdi për bashkëjetesën e përkryer në Maqedoninë socialiste në kohën kur burgjet ishin plot e përplot shqiptarë, do të vijë dita kur do të jeni pjesë e koalicioneve qeveritar që do të arrestojë shokët dhe bashkëluftëtarët tuaj në Diktaturën “multietnike” të Maqedonisë?Si e ndieni veten kur lideri juaj Ali Ahmeti deklaron se “nuk ka kurrfarë faktesh dhe argumentesh konkrete për dhunën kundër shqiptarëve”?!Lideri juaj shtiret se nuk i kujtohen faktet dhe argumentet se gjatë qeverisjes së parë LSDM-BDI shumë ish ushtarë të ish-UÇK-së u vranë, u maltretuan, u arrestuan dhe u dënuan në proceset e montuar nën akuzën e “terrorizmit”;Lideri juaj shtiret se nuk i kujtohen faktet dhe argumentet se gjatë qeverisjes së dytë VMRO-BDI shumë ish ushtarë të ish-UÇK-së maltretohen, arrestohen dhe presin të dënohen në proceset e montuar nën akuzën e “terrorizmit”;Lideri juaj shtiret se nuk i kujtohen faktet dhe argumentet se gjatë qeverisjes së parë, ndodhën, ndër të tjera, SOPOTI 1, arrestimi dhe dënimi i publicistes nga Shqipëria, zonjës Rajmonda Maleçka dhe i babait të saj në një proces të montuar politik, dëbimi i publicistëve Ylber Lili dhe bashkëshortes së tij, etj.Lideri juaj shtiret se nuk i kujtohen faktet dhe argumentet se gjatë qeverisjes së dytë filloi episodi SOPOTI 2, filloi ndjekja e ish-ushtarëve të ish-UÇK-së që kishin mbetur pa u arrestuar në qeverisjen tuaj të parë, filloi përgatitja e procesit kundër publicistit nga Shqipëria, z. Arben Llalla, dhe nuk dihet se çfarë fati e pret publicistin Lili.Unë besoj se ju të nderuar deputetë të Parlamentit të Maqedonisë, ju ish të burgosur politik, i dini këto fakte dhe heshtja huaj vetëm inkurajon sistemin represiv që të vazhdojë me atë të cilën ata dinë ta bëjnë më mirë, diskriminimin, bastisjen, maltretimin dhe burgosjen e shqiptarëve.Mbes me shpresë se dhuna dhe terrori shtetëror që përjetojnë shqiptarët do të trokas në thellësi të ndërgjegjes tuaj që të mos jeni pjesë e politikës që dikur rrëndonte edhe mbi kurrizin tuaj dhe të familjeve tuaja.”, thuhet në letrën e hapur të kreut të BDSH-së drejtuar deputetëve të BDI-së

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *