Home / Lajme / Maqedoni / Bastiset shtëpia e botuesit të gazetës Koha Arben Ratkoceri

Bastiset shtëpia e botuesit të gazetës Koha Arben Ratkoceri

Sot në mëngjes rreth orës katër deri në 06;30 minuta njësitet speciale të Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë, diku mbi 30 të armatosur dhe me maska u futën në shtëpinë time dhe familjes time ku bënë një kontroll të detajuar dhe në të cilën kontroll shkaktuan një tmerr dhe një terror të paparë ndaj dy fëmive të mi të mitur si dhe prindërve dhe kuptohet bashkëshortes. Arsyeja, me insistimin timë për të kërkuar dokumentin e gjykatësit hetues për bastisje, ata nuk ma jepnin duke u arsyetuar se nuk guxon ta shohësh emrin e gjykatësit hetues se mund të marish ndonjë masë më të dhunshme në ditët e ardhme”, shprehet ai

Shkup, 20 dhjetor-Policia e Maqedonisë, herët në mëngjes sot ka bastisur shtëpinë private te botuesit të gazetës Koha në shkup, Arben Ratkoceri.Mënjëherë pas bastisjes dhe marrjes në pyetje, Ratkoceri sot ka dalë me një pres konferencë në Shkup, ku ka deklaruar se preteksi ka qenë se persona të dyshuar ferkuentojnë shtëpinë tij.” Sot në mëngjes rreth orës katër deri në 06;30 minuta njësitet speciale të Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë, diku mbi 30 të armatosur dhe me maska u futën në shtëpinë time dhe familjes time ku bënë një kontroll të detajuar dhe në të cilën kontroll shkaktuan një tmerr dhe një terror të paparë ndaj dy fëmive të mi të mitur si dhe prindërve dhe kuptohet bashkëshortes. Arsyeja, me insistimin timë për të kërkuar dokumentin e gjykatësit hetues për bastisje, ata nuk ma jepnin duke u arsyetuar se nuk guxon ta shohësh emrin e gjykatësit hetues se mund të marish ndonjë masë më të dhunshme në ditët e ardhme”, shprehet ai.Ratkoceri nuk ka përjashtuar mundësinë e presioneve ndaj shtypit të lirë, pasi që siç tha vetë gazeta që drejton ai është kritik ndaj pushteteve. “Ky aksion është ndërmarrë se kanë informacion se gjoja atë mbrëmje ën shtëpinë time do të ketë persona të dyshimtë. Dhe sikur në shtëpinë tonë vijnë njerëz të dyshimtë duke më pyetur lloj lloj pyetjesh banale”, shton RatkoceriAi bëri të ditur se për këtë ngjarje ka alarmuar edhe shoqatën e gazetarëve si dhe asociacioen të tjera joqeveritare, ndërsa pret përgjigje dhe sqarim nga vetë Ministria e Punëve të Brendëshme.
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *