Home / Lajme / Maqedoni / BDI mbyll dyert e teatrit për PDSH

BDI mbyll dyert e teatrit për PDSH

Partia Demokratike Shqiptare nuk mbajti tubimin në Shkup për shkak se dyert e teatrit shqiptar ishin të mbyllura për qytetarët të cilët kishin ardhur të marrin pjesë.

PDSH sot akuzoi BDI-në se nuk ka lejuar sonte të mbajë takim me qytetarët në teatrin kombëtarë të Shkupit.

Partia Demokratike Shqiptare nuk mbajti tubimin në Shkup për shkak se dyert e teatrit shqiptar ishin të mbyllura për qytetarët të cilët kishin ardhur të marrin pjesë. Sipas PDSH kërkesa është dërguar me kohë dhe e njëjta është autorizuar nga drejtori i teatrit Adem Karaga.
“Nga biseda që e pata me drejtorin e teatrit zotëri Adem Karaga mu tha se thjeshtë nuk do mund ta mbajmë takimin me qytetarë që e patëm paraparë për sonte. Thjeshtë ai tha se ka kërcënime se nuk do të mund të lejon të mbahet përkundër faktit se na patëm dhanë pëlqim po besoj se gisht në gjithë këtë punë kanë struktura të caktuara të BDI”, thotë nënkryetar i PDSH, Mevlan Tahiri

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *