Home / Lajme / Maqedoni / BDSH: Maqedonia politikë diskriminuese ndaj shqiptarëve

BDSH: Maqedonia politikë diskriminuese ndaj shqiptarëve

Në ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut Bashkimi Demokratik Shqiptarë i ka bërë një apel publik institucioneve ndërkombëtare relevante.

BDSH ka njoftuar të gjitha institucionet ndërkombëtare se Maqedonia, me praktikat e veta të diskriminimit është shteti ku më së shumti shkelen të drejtat e njeriut në Evropë.

„Edhe pse Maqedonia ka nënshkruar dhe ratifikuar Kartën Evropiane për gjuhët (25 korrik 1996) dhe me 1 gusht të vitit 2001 u angazhua që të zbatojë marrëveshjen që do t’i jepte fund diskriminimit etnik në këtë fushë, sot e kësaj ditë gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare dhe shqiptarët vazhdojnë të diskriminohen ashtu siç janë diskriminuar që nga themelimi i këtij shteti“, deklaroi kreu i BDSH-së, Bardhyl Mahmuti në një konferënc për media.
Sipas tij, Maqedonia edhe pse ka nënshkruar dhe ratifikuar, si anëtare e Këshillit të Evropës, protokollet nr. 7 e 8 të Konventës për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive fundamentale të njeriut (10 prill 1997) dhe Konventat tjera kundër diskriminimit, diskriminimi ndaj shqiptarëve vazhdon në të gjitha fushat e jetës shoqërore, ekonomike dhe politike.
„Nëse bëjmë një pasqyrim të të dhënave do të shohim se asnjë nga parimet e kësaj Deklarate Universale nuk është zbatuar në praktikë nga autoritetet e Maqedonisë.
Në bazë të Deklaratës Universale të gjithë duhet të realizojnë të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore, të domosdoshme për të ruajtur dinjitetin e vet. Në Maqedoni kjo nuk vlen për shqiptarët“ theksoi Mahmuti.
Lideri i BDSH ka përmedur edhe diskriminimin e nxënësve shqiptarë, dhunë e ushtruar ndaj shqiptarëve nga policia e Maqedonisë, posaqërishtë njësiti „Alfa“ si dhe probleme tjera me të cilët ballafaqohen shqiptarët në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *