Home / Lajme / Maqedoni / BDSH: Siguria në Maqedoni rrezikohet nga brenda

BDSH: Siguria në Maqedoni rrezikohet nga brenda

Bashkimi Demokratik Shqiptarë një deklaratë për media vlerëson se siguria e Maqedonisë nuk rrezikohet nga jashtë, por rreziku vjen nga politika e diskriminimit racial ndaj shqiptarëve.

“Fillimi i vitit 2008, sidomos ngjarjet që lidheshin me statusin politik të Kosovës, u shfrytëzuan nga qarqe antishqiptare për të përqendruar vëmendjen e opinionit publik dhe të institucioneve ndërkombëtare në një pseudoproblem: a e destabilizon pavarësia e Kosovës Maqedoninë? Kjo pyetje ishte rezultat i një konstruksioni mediatik që synonte të tërhiqte vëmendjen atje ku nuk është problemi, pikërisht ashtu siç është zakon tek partitë maqedonase”, thuhet në deklaratën e BDSH.

Sipas BDSH pavarësia e Kosovës dhe njohja e vullnetit politik të saj u dëshmua se është faktor stabilizimi për tërë rajonin.

Përkundrazi, Maqedonia, e cila ballafaqohet me shumë probleme të cilave duhet t’u jap përgjigje adekuate në mënyrë analogjike siç veprojnë vendet e demokracive perëndimore, luan një rol negativ për paqen dhe sigurinë në rajon, vlerësojnë nga parti.

“Mosmarrja e ftesës për anëtarësim në NATO të Maqedonisë duhej të shërbente si rast për rishikimin e politikave të brendshme dhe të jashtme që autoritetet shtetërore kanë ndjekur që nga krijimi i Maqedonisë si shtet i pavarur. Në vend që të plotësojnë të gjitha kushtet në përputhje me synimet e Aleancës për liri, siguri, demokraci dhe vlera të përbashkëta, ato vazhdojnë të funksionojnë me mentalitetin e vjetër të stërngarkuar me stereotipe dhe komplekse të pashëruara etnike”, thuhet në komunikatën e BDSH-së.

BDSH, vlerëson se, fatkeqësisht, strategjia e përqendrimit të vëmendjes jashtë kontekstit të brendshëm të Maqedonisë ka sjellë rezultatet e dëshiruara për Shkupin.

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *