Home / Lajme / Rajon / Berisha: Pavarësia e Kosovës, e vërteta më e madhe e 2008

Berisha: Pavarësia e Kosovës, e vërteta më e madhe e 2008

Berisha premtoi se edhe viti 2009 do të jetë i suksesshëm për Shqipërinë. “Muajt e parë të vitit të ardhshëm, siç e kemi deklaruar, Shqipëria do të paraqesë kërkesën zyrtare për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian. Shpresoj të gjejmë mirëkuptim, sikundër jemi të vendosur të bëjmë të gjitha reformat dhe të plotësojmë çdo kërkesë të domosdoshme për statusin e kandidatit”.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka vlerësuar vitin 2008, si vit të shqiptarëve, e në veçanti vit i Kosovës – i pavarësisë së saj.

“Viti 2008 është viti i shqiptarëve. E vërteta më e madhe e këtij viti është se ai ishte viti i pavarësisë së Kosovës, si kurorëzim i një përpjekjeje mbinjerëzore, si një kryevepër e qëndresës së gjithanshme të shqiptarëve të Kosovës dhe kombit në tërësi, i cili, duhet ta pranoj, në një kuadër ligjor ndërkombëtar tmerrësisht të salduar dhe të konsoliduar, ia doli të shpallë pavarësinë”, ka thënë të hënën kryeministri Berisha, në takim e fundvitit me gazetarë.

Me këtë akt, sipas tij – shqiptarët fituan dinjitetin që e kishin të përgjysmuar, gjersa gjysma e tyre nuk ishte e lirë. Ai po ashtu e ka cilësuar vitin 2008, si vit të shqiptarëve, madje siç u shpreh Berisha – një vit ndër më të mëdhenjtë në historinë e kombit. “Ky vit është viti kur Shqipëria mori ftesën e anëtarësimit në NATO. Kjo ftesë ka rëndësi të shumëfishtë, por dy janë më kryesoret. Shqiptarët do të kenë mundësi si komb i lirë të ndërtojnë të ardhmen e tyre, të shkëputen nga historia e tyre e mbijetesës dhe të hyjnë në historinë e ndërtimit të lirisë. Së dyti, ky është gjithashtu një moment i madh, sepse pas disa shekujsh pushtimesh, copëtimesh e diktature, vendi kthehet në familjen e kombeve të lira perëndimore”.

Berisha premtoi se edhe viti 2009 do të jetë i suksesshëm për Shqipërinë. “Muajt e parë të vitit të ardhshëm, siç e kemi deklaruar, Shqipëria do të paraqesë kërkesën zyrtare për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian. Shpresoj të gjejmë mirëkuptim, sikundër jemi të vendosur të bëjmë të gjitha reformat dhe të plotësojmë çdo kërkesë të domosdoshme për statusin e kandidatit”.

“Dua ta ritheksoj se kemi pasur një vit të papërsëritshëm në histori, por parashikoj një vit sërish të madh, një vit siç do ta donim ne të gjithë”, përfundoi Berisha

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *