Home / Lajme / Maqedoni / Bexheti:USHT përfundoi vitin më të suksesshëm

Bexheti:USHT përfundoi vitin më të suksesshëm

Viti 2008 për USHT-në është një ndër vitet më të suksesshme për USHT-në sepse po këtë vit u akredituan 11 fakultete, ndërsa do të veçoja hapjen e fakultetit të Shkenacve të Mjekësisë në Tetovë dhe hapjen e fakultetit të adiministrim biznesit në Kumanovë”, deklaroi Sadi Bexheti, rektor I USHT-së.

Urim Hasipi
Tetovë, 30 dhjetor-Rektori I Universitetit Shtetëror të Tetovës Sadi Bexheti, sot ka organizuar takim përmbyllës me stafin akademik të këtij universiteti.Ai para të punësuarve të këtij institucioni të lartë arsimor ka theksuar se viti 2008 është një ndër vitet më të suksesshme të Universitetit Shtetëror të Tetovës.Bexheti tha se gjatë këtij viti nuk është larguar asnjë punëtor nga ky institucion, ndërsa shprehu bindjen se viti 2009 do të jetë edhe më I begatshëm.”Viti 2008 për USHT-në është një ndër vitet më të suksesshme për USHT-në sepse po këtë vit u akredituan 11 fakultete, ndërsa do të veçoja hapjen e fakultetit të Shkenacve të Mjekësisë në Tetovë dhe hapjen e fakultetit të adiministrim biznesit në Kumanovë”, deklaroi Sadi Bexheti, rektor I USHT-së.
Për vitin 2009 Bexheti ka paralajmëruar se do të bëhen përpjekje që të ndërtohet menza studentore, konvikti, dhe biblioteka.Sipas tij, është paraparë që të përfundojë së ndërtuari objekti për fakultetin e Ekonomik dhe Juridik.”Ne planifikojmë dhe ëhstë ndër prioritetet e stafit udhëheqës të USHT-së ndërtimi I menzës studentore, konviktit dhe bibliotekës për student dhe në këtë drejtim do të punojmë, që të përmirësojmë ende infrastrukturën e universitetit.Ndërsa poashtu punimet rreth objektit për dy fakultete nuk janë ndalur dhe ato shpresojmë që kah mesi I vitit të ardhshëm të përfundojnë”, theksoi Bexheti.Universiteti Shtetëror I Tetovës sipas Buxhetit numëron diku rreth 900 pedagog.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *