Home / Lajme / Rajon / Bush: KFOR-i koordinohet me EULEX-in

Bush: KFOR-i koordinohet me EULEX-in

Bush ka thënë se detyrë primare e KFOR-it – ku përfshihet edhe kontingjenti amerikan i stacionuar në Kosovë – është të ofrojë ndihmë në ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Momentalisht, ka shtuar Bush – KFOR-i koordinohet me UNMIK-un dhe e mbështet atë, ndërsa i ka ofruar garanci të ngjashme të bashkëpunimit edhe misionit EULEX

Në një raport dërguar drejtuesve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, presidenti i SHBA-ve, George Bush një pjesë të veçantë ia ka kushtuar operimit të KFOR-it në Kosovë. Presidenti Bush, ndër të tjera ka thënë se KFOR-i koordinohet me UNMIK-un, ndërsa tash një bashkëpunim të tillë ia ka ofruar edhe misionit EULEX.
Raporti trajton luftën kundër terrorit si dhe misionin paqeruajtës në Kosovë, ndërsa pasqyron aktivitetin e ushtrisë amerikane në botë.

Në këtë raport, presidenti Bush jep një kronologji të angazhimit të KFOR-it në Kosovë. Ai thekson se – misioni fillestar i KFOR-it ishte garantimi i një ambienti të qetë dhe të sigurt në Kosovë – ndërsa tash, në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe policinë ndërkombëtare, kontribuon në mbajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt, që lehtëson punën e misionit të UNMIK-ut, Zyrës Ndërkombëtare Civile të udhëhequr nga BE-ja, dhe misionit në zhvillim për sundimin e ligjit, EULEX.

Bush ka thënë se detyrë primare e KFOR-it – ku përfshihet edhe kontingjenti amerikan i stacionuar në Kosovë – është të ofrojë ndihmë në ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Momentalisht, ka shtuar Bush – KFOR-i koordinohet me UNMIK-un dhe e mbështet atë, ndërsa i ka ofruar garanci të ngjashme të bashkëpunimit edhe misionit EULEX.

Ai po ashtu ka potencuar se NATO vazhdon që në periudha të caktuara të bëjë rishikimin formal të misionit të KFOR-it. Këto rishikime, sipas tij, ofrojnë bazë për vlerësimin e gjendjes së tashme të kësaj force, nevojat e ardhshme, strukturën, zvogëlimin e saj, dhe tërheqjen eventuale të KFOR-it.

Presidenti gjithashtu ka potencuar se, NATO-ja ka adoptuar një Plan të Përbashkët Veprimi për të regjionalizuar dhe racionalizuar strukturën e saj ushtarake në Ballkan.

Presidenti Bush ka potencuar se KFOR-i mbështet policinë ndërkombëtare dhe atë të Kosovës në ruajtjen e sigurisë publike përgjatë tërë Kosovës dhe në kufi të saj – sidomos në zonat e ndjeshme – dhe ka shtuar se kjo forcë do të veprojë ndaj kërcënimeve potenciale, varësisht prej zhvillimit të situatës në terren
(U.H)

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *