Home / Lajme / Maqedoni / Dera e NATO-s mbetet e hapur për Republikën e Maqedonisë

Dera e NATO-s mbetet e hapur për Republikën e Maqedonisë

Dera e NATO-s mbetet e hapur për Republikën e Maqedonisë, por është e nevojshme që vendi paraprakisht ta zgjidhë çështjen e emrit.

Ajo është porosia e takimit të fundit të ministrave të punëve të jashtme të anëtareve të NATO-s në Bruksel që sot në Shkup ministrit të Mbrojtjes Zoran Konjanovskit ia përcolli edhe zyrtarisht kryesuesi i Komitetit luftarak i Aleancës admirali Xhanpaolo Di Paola.

“Vendi juaj ka arritur rezultate të shkëlqyeshme lidhur me reformat dhe transformimin, por gjithashtu jeni edhe faktor vendimtar në Ballkan. Për këtë shkak NATO dhe BE-ja shpresojnë dhe kanë për qëllim inkuadrimin e plotë të Ballkanit në strukturat e tyre” – tha admirali Di Paolo.

Sipas tij kontesti i emrit është çështje politike, por siç tha, nuk ekziton asnjë pengesë që populli i Maqedonisë ta humbë besimin për shkak se vendi gjendet në rrugë të vërtetë, kurse Qeveria plotësisht është e drejtuar në integrimet e NATO-s.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *