Home / Lajme / Botë / Edhe Zvicra në zonën e Shengenit

Edhe Zvicra në zonën e Shengenit

Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi përfitojnë mbi 700 mijë shtetas të vendeve jashtë BE-së që jetojnë në Zvicër, në mesin e të cilëve edhe rreth 150 mijë shqiptarë ngase pjesa tjetër kanë shtetësi zvicerane

Që nga dita e neswrme me 12 dhjetor edhe Zvicra inkuadrohet në zonën e Shengenit. Që nga dita e sotme edhe Zvicra bëhet anëtare e Zonës së Schengenit. Këtë vendim paraprakisht e patën miratuar Ministrat e Punëve të Brendshme të 27 shteteve anëtare, të cilat patën lajmëruar se Zvicra i plotëson standardet e domosdoshme të sigurisë që t’i bashkëngjitet zonës së udhëtimit të lirë në të cilën përfshihen 24 anëtare të BE-së.
Këtë vendim e mirëpritën edhe shumica e shqiptarëve që jetojnë në Zvicër sepse deri më tash janë ballafaquar me shumë probleme sa herë që është dashur të kthehen në vendlindje apo edhe të udhëtojnë në shtetet që i përkasin zonës së Shengenit. Pra, me hyrjen në fuqi të këtij vendimi përfitojnë mbi 700’000 shtetas të vendeve jashtë BE-së që jetojnë në Zvicër, në mesin e të cilëve edhe rreth 150 mijë shqiptarë ngase pjesa tjetër kanë shtetësi zvicerane
Me këtë vendim përfitojnë edhe shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre gjatë vizitave tek të afërmit e tyre në mërgatë, sepse edhe atëherë kur kanë ndonjë të afërm në Zvcër mund të vijnë këtu pa pengesë përmes Gjermanisë, Astrisë, Francës apo cilit do shtet evropian që është i përfshirë në zonën e Shengenit.
Kështu prej sot edhe autoritetet zvicerane do ta pezullojnë kontrollin e identitetit në kufijtë e saj, ndërsa në aeroportet më 29 mars të vitit të ardhshëm.. Zona evropiane e Shengen e vizave zgjerohet edhe kah Zvicra, pra hiqen prej sot kontrollet kufitare ndërmjet këtij shteti dhe fqinjëve: Gjermanisë, Austrisë, Italisë dhe Francës. Sa për njoftim, shtetet nënshkruese të Marrëveshjes së Shengenit janë: Belgjika, Danimarka, Gjermania, Finlanda, Greqia, Italia, Islanda, Luksemburgu, Holanda, Portugalia, Suedia dhe Spanja, sikurse që nga 21 dhjetori i vitit 2007 edhe Estonia, Letonia, Lituania, Polonia, Çekia, Sllovakia, Hungaria, Sllovenia dhe Malta.

Gjithashtu lexo

Trump nuk dorëzohet – Senati voton sot mocionin për rihapjen ose jo të debatit për “Obamacare”

Presidenti Donald Trump duket se është i vendosur për të shfuqizuar planin “Obamacare” për Shëndetësinë, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *