Home / Lajme / Rajon / EULEX hyn në Gjykatën e Mitrovicës

EULEX hyn në Gjykatën e Mitrovicës

20 pjestarë të misionit EULEX kanë hyrë në ndërtesën e Gjykatës së Qarkut në veri të Mitrovicës. Një pjesë e tyre do të sistemohet më vonë edhe në stacionin policor.Koloneli francez deklaroi përpara ndërtesës së gjykatës se nuk pret probleme në shtrirjen e misionit në veri të Kosovës. Ne qytet nuk shihen grumbullime të banorëve serbë.
Shefi i misionit te EULEX-it, Yves de Kermabon ka thënë se në veri do të dislokohen më shumë se 100 pjestarë, përfshirë këtu policinë, prokurorët, gjykatësit, policët kufitar dhe doganat. Pjesë e kontigjentit të EULEX janë edhe 15 policë sllovenë.

EULEX-i ka nisur sot shtrirjen në Kosovë. Pas një takimi të përbashkët të udhëheqësve më të lartë kosovarë dhe atyre të BE-së dhe misionit të EULEX-it, u tha se ky mision, në një kapacitet prej 1.400 vetash, është shtrirë në gjithë Kosovën, përfshirë edhe veriun dhe pikat doganore me Serbinë.
EULEX-i ka nisur misionin me një shtrirje në gjithë territorin e Kosovës, duke i marrë përgjegjësitë nga administrata e UNMIK-ut në fushat e policisë, gjykatave dhe doganave, ka thënë shefi i këtij misioni, Yves de Kermabon.
Këto komente, Kermabon i bëri pas një takimi të përbashkët që u zhvillua sot ndërmjet presidentit dhe kryeministrit të Kosovës me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe misionit të EULEX-it.
Yves de Kermabon tha se misioni që ai drejton, ka filluar ditën e parë të punës pa ndonjë problem, duke filluar shtrirjen edhe në pjesën veriore të Kosovës.
Nga ora 8:00 e mëngjesit, Kermabon tha se në gjithë Kosovën janë dislokuar rreth 1 mijë e 400 pjesëtarë të stafit të EULEX-it, përfshirë edhe mbi 500 veta nga stafi lokal.
“Njerëzit tanë kanë filluar këtë mision për monitorim, mentorim dhe këshillim të palës vendore”, tha Kermabon.
Sipas tij, ky mision deri në fund të dimrit mund të arrijë deri në 3 mijë veta. Ai tha se EULEX-i është vendosur edhe në pjesën veriore, përfshirë edhe pikat doganore në kufi me Serbinë.
“Deri më tash kemi rreth 100 veta në pjesën veriore, si dhe përfaqësohemi edhe në pikat doganore atje”, tha Kermabon, duke shtuar se pjesëtarët e EULEX-it janë vendosur edhe në stacionet policore dhe gjykatat në veri.
Fillimi i misionit të EULEX-it është përshëndetur edhe nga udhëheqësit kosovarë. Ata i kanë dhënë mbështetje të plotë këtij misioni, duke besuar se EULEX-i do të jetë në funksion të unitetit të Kosovës dhe do të funksionojë mbi bazat legale kushtetuese të Kosovës.
Presidenti Fatmir Sejdiu tha se shtrirja e EULEX-it në gjithë Kosovën tregon përkushtimin për integritetin e Kosovës dhe angazhimin e përbashkët për vendosjen e sundimit të ligjit.
“Është një shtrirje që ka të bëjë me gjithë hapësirën e Kosovës, pra edhe në pjesën veriore, në dy portat doganore 1 dhe 31, dhe besojmë se shumë shpejt, me mandatin që ka EULEX-i, do të ketë shtrirje në kapacitete të plota. Paralelisht do të ketë bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës në një formulë të gjithmonshme në mbështetje të lirisë, demokracisë, integritetit të Kosovës”, tha Sejdiu.
Nisja e misionit të EULEX-it është cilësuar si shumë e rëndësishme edhe nga përfaqësuesit e vendeve të Bashkimit Evropian që morën pjesë në këtë takim. Ata thanë se misioni i BE-së do ta ndihmojë Kosovën që të jetë sa më afër Bashkimit Evropian.

Gjithashtu lexo

Një shkumë e çuditshme zbarkon në bregdetin e Francës, frikë tek banorët

Pikat janë pak të yndyrshme dhe të brishta. Në bregdetin verior të Francës, të njohur si “Opal bala”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *