Home / Lajme / Maqedoni / Familjarët e Brodecit alarmojnë gjendjen e të burgosurëve

Familjarët e Brodecit alarmojnë gjendjen e të burgosurëve

Familja Dauti nga fshati Brodec i Tetovës ka alarmuar mediat dhe opinionin për gjendjen e rënë të djalit të tyre Shkëndim Dauti, i burgosur për rastin e Brodecit.

“Përmes mjeteve të informimit, të cilat gjithnjë janë treguar humane dhe në shërbim të drejtësisë, alarmojmë institucionet e lartëpërmendura se jemi të njoftuar që djali ynë, Shkëndim Dauti, i arrestuar pa faj në aksionin famëkeq “Stuhia Malore” në nëntor të vitit 2007, për momentin është në gjendje të rëndë shëndetësore e cila iu përkeqësua dhe më tepër pas marrjes së lajmit nga Gjykata e Apelit për vërtetimi ne dënimit të tij dhe të burgosurëve të tjerë si dhe dhe pas transferimit të tyre në burgun e Prilepit”, theksohet në njoftimin e familjes Dauti nga Brodeci, drejtuar institucioneve vendore, ndërkombëtare, organeve të drejtësisë dhe partive politike shqiptare.

Shkëndim Dauti ka qenë i operuar një herë në mes të kokës në “shalën turke”, kurse herën e dytë në krahërorë, afër zemrës.

“Djali ynë për 4 vite ka qenë i palëvizshëm për shkak të sëmundjes së eshtrave dhe kancerit. Për shkak se Shkëndim Dauti nuk është në gjendje të duroj edhe më tej maltretimet dhe gjendjen e vështirë të burgut dhe duke e ditur se drejtësia po vonon, ju informojmë se ekziston rreziku që ai dhe të mos mund ta përjetojë drejtësinë dhe ti mbijetojë sëmundjes”, thuhet në njoftimin sensibilizues.

Familjarët bëjnë me dije se kërkojnë ndihmën e institucioneve të lartëpërmendura dhe në veçanti të gjithë shqiptarëve me ndikim në ato institucione që të ndihmojnë për Shkëndim Dautin t`i shqiptohet së paku masa e burgut shtëpiak ose burg në spital me mbikqyrje të ekipit mjekësor.

“Sot kërkojmë ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithëve për të na ndihmuar, e nëse kjo kërkesë arrin në veshë të shurdhër dhe rreziku merrë përmasa fatale, atëherë nga të njejtët do të kërkojmë llogari. Si dëshmi për gjendjen e tij shëndetësore ju përcjellim diagnozën e shënuar nga mjeku dhe fotografitë e djalit”, theksohet në fund të njoftimit, ku kërkohet ndihmë urgjente nga faktorët institucional dhe politik shqiptar në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *