Home / Lajme / Maqedoni / Festivali Sharri Këndon, për të 13 herë në Tetovë

Festivali Sharri Këndon, për të 13 herë në Tetovë

Festivali tradicional “ Sharri Këndon” vazhdon në edicionin e 13 me risi të tjera duke ruajtur vlerat e folklorit burimorë të cilën e përbëjnë shumë shoqëri artistike dhe në të njëjtën kohë tubon në Tetovë shumë grupe dhe adhurues të këngës së pastër shqipe të ruajtur për shumë vite.

Këta mysafir së bashku me dasmorët vendas janë drejtuar drejt qendrës kulturore të Tetovës,për ta shpalosur në skenë traditën tonë kombëtare ,e cila të përkujton rritet e dasmës së dikurshme të mbushur plot me element kulturor ,që shoqëritë i kultivojnë dhe i rruajnë me fanatizëm.
Të Premtem në Tetovë nisi edicioni i trrembëdhjetë , ndërkohë që sipas drejtorit të festivalit Haki Fazliu përgatitjet për fillimin e këtij festivali janë bërë shumë më herët dhe çdo gjë ka qenë gati. Ai këto informacione i bëri të ditur sot në konferencën për gazetarë, duke theksuar në të njëjtën kohë marrin pjesë 9 shoqëri.
Fazliu i përmendi edhe kriteret që janë marrë parasysh gjatë konkursit.
Festivali midis të tjerash do të ketë një regji të përsosur të përgatitur nga Lefter Bogdani dhe shumë përgatitje të tjera që do të bëjnë më shumë tërheqës atë në ditët e zhvillimit.Shoqërti kulturtore artisikte pjesmarrëse në natëne parë janë : Ansambli i Matit- Burrel Shqiperi; Valet e Liqenit-Struge; Shpetimi-Medvegje; Burimet e Sharrit-Tetove, ndërsa në natëne dytë marin pjesë Gjilani; Derveni-Shkup; Karshiaka-Shkup; Jehona e Malesise se sharrit-Tetove dhe mysafir nderi Xheladin Zeqiri.

Ajlin Kadriu

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *