Home / Lajme / Maqedoni / Franca përkrah Maqedoninë në rrugën e eurointegrimeve

Franca përkrah Maqedoninë në rrugën e eurointegrimeve

”Do të thotë e keni të qartë punën time dhe nuk do të kemë shumë trimëri që të jap koment në lidhje me deklaratën e minsitrit tim, por dua të them se kjo pikërisht është një dosje, se rezultati në fund të kryesimit me Bashkimin Europian do të jetë pozitiv. Mund të them lirisht se Maqedonia I ka bërë të gjitha ato reforma moderne që I mundëson të jetë në krye të listës të shteteve që janë në këto negociata”, ka deklaruar Valero, I cili nuk komentoi deklaratën e Bernard Kushner-it.

Tetovë, 11 dhjetor-Sekretariati për çështje evropiane në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës organizuan sot një tribuna në suaza të fushatës “Mësojmë për BE-në”, në shkollën e mesme komunale Ekonomike “8 Shtatori”, në Tetovë.Para nxënësve të kësaj shkolle ligjëruan ambasadori I Francës në Maqedoni Bernard Valero, si dhe Ministri I Bujqësisë Ace Spasenovski.Lidhur me qëllimin e kësaj ligjërate drejtori I kësaj shkolle Latif Ismaili, tha se kjo ka një rëndësi të madhe për nxënësit pasi që të njejtit kanë mundësi të mësojnë rreth funskionimit të Unionit Evropian.Ndërkohë që Sekretariati për çështje evropiane dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në suaza të fushatës “Shkojmë lokalisht” organizoi tribunë me temë “Tetova me temp evropian”, në Komunën e Tetovës, ku ligjëruan Ministri Spasenovski dhe Ambasadori francez Valero. Nga ana e tij, Ambasadori Valero, është shprehur se Maqedonia ka bërë shumë në sferën e eurointegrimeve ndërsa me rëndësi është që të punohet në teren dhe jo vetëm të bëhen skenare brenda në zyrë dhe pikërisht puna në teren është kyçe për integrime, ndërsa Franca si vend që ka kryesimin në Bashkimin Evropian, do të përkrah rrugën e anëtarësimit të Maqedonië në Bashkimin Evropian.”Do të thotë e keni të qartë punën time dhe nuk do të kemë shumë trimëri që të jap koment në lidhje me deklaratën e minsitrit tim, por dua të them se kjo pikërisht është një dosje, se rezultati në fund të kryesimit me Bashkimin Europian do të jetë pozitiv. Mund të them lirisht se Maqedonia I ka bërë të gjitha ato reforma moderne që I mundëson të jetë në krye të listës të shteteve që janë në këto negociata”, ka deklaruar Valero, I cili nuk komentoi deklaratën e Bernard Kushner-it.Sipas tij, Franca përkrah Maqedoninë në procesin e liberalizimit të vizave.”Këtë e bëjmë me shumë fuqi, prandaj mendoj se është momenti që të mos humbim kohë me debate artificiale por të vazhdojmë me punë”, tha Valero.Kryetari I komunës së Tetovës Hazbi Lika, theksoi se është shumë me rëndësi që të marrim përvojat evropiane dhe të kontribuojmë në këtë drejtim, ndërsa me theks me rëndësi është që qytetarët, institucionet dhe administrata në Tetovë të mësojë rreth funskionimit të Unionit Evropian.Ndërkaq, ministri Spasenovski tha se qeveria në drejtim të eurointegrimeve ka bërë shumë dhe vazhdon të punojnë me përkushtim.Ndryshe kampanja mësojmë për BE zhvillohet nga viti 2006 dhe do të zgjasë deri në vitin 2010, ku janë të përfshira të gjitha komunat në vend.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti apel Maqedonisë: Përforconi luftën kundër terrorizmit

“Për shkak të trysnisë ushtarake të të ashtuquajturit Shteti Islam, në vitin 2016 Evropa ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *