Home / Lajme / Maqedoni / Frçkovski dënohet t`i paguajë Gruevskit 30 mijë euro për shpifje

Frçkovski dënohet t`i paguajë Gruevskit 30 mijë euro për shpifje

Fërçkovski duhet të paguajë edhe 1.800.000 denarë për kompensim të dëmit jomaterial në afat prej tre muajve nga hyrja në fuqi e aktgjykimit. Kërkesën pronësore-juridike të Gruevskit pjesërisht e mori parasysh Gjykata për shkak të lëndimit të prestigjit dhe nderit.

Gjykata sot e dënoi profesor Lubomir Fërçkovskin për shpifje, ofendim dhe nënçmim ndaj kryeministrit Gruevski.Gjykatësi në Gjykatën Themelore Shkupi 1, Zoran Dimitrevski vendosi që Fërçkovski të paguajë 100 gjoba ditore në vlerë prej 2.500 euro, në afat prej tre muajve nga hyrja në fuqi e aktgjykimit.Fërçkovski duhet të paguajë edhe 1.800.000 denarë për kompensim të dëmit jomaterial në afat prej tre muajve nga hyrja në fuqi e aktgjykimit. Kërkesën pronësore-juridike të Gruevskit pjesërisht e mori parasysh Gjykata për shkak të lëndimit të prestigjit dhe nderit. Gjykata e orientoi paditësin privat në procedurë qytetare për dallim nga vlera e kërkuar prej 6.000.000 denarëve.Gjykata mori vendim që në llogari të të gjykuarit të shpallet certifikatë nga ky aktgjykim në të përditshmen “Dnevnik” në afat prej 15 ditëve nga hyrja në fuqi e aktgjykimit. Gruevski kërkoi që aktgjykim gjyqësor të shpallet në të gjitha mediat elektronike dhe të shtypura në shpenzim të Fërçkovskit.Padia private është parashtruar më 24 shtator të vitit 2007. Janë anuluar gjithsej 11 seanca gjyqësore me pajtim dhe kërkesë të palëve, ndërsa Gjykata për këtë proces caktoi dhe mbajti tre seanca.Avokati i Gruevskit, Nikolla Dodevski pas sjelljes së aktgjykimit tha se është i kënaqur nga vendimi i Gjykatës për shkak se janë vërtetuar faktet, të cilat janë lëndë të padisë private.Fërçkovski është dënuar si fajtor për shkak se në kolumnën e titulluar “Okta vizavi Kolo Diamanti”, të publikuar më 4 shtator vitin e kaluar në gazetën “Dnevnik”, ka kryer tre vepra shpifje, ofendim dhe nënçmim.
(U.H)

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *