Home / Lajme / Maqedoni / Frid: SHBA-të nuk do ta ndryshojnë politikën ndaj Maqedonisë

Frid: SHBA-të nuk do ta ndryshojnë politikën ndaj Maqedonisë

Administrata e presidentit të ri, Barack Obama nuk do ta ndryshoj politikën e ShBA-ve ndaj Republikës së Maqedonisë, deklaroi mbrëmë në Uashington, Zëvëndësndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, Daniel Frid

Në këtë drejtim ai është shprehur i bindur se për një kohë shumë të shpejtë do të gjendet zgjidhje për Maqedoninë, që edhe ajo të anëtarësohet në Aleancën e NATO-s.

Diplomati amerikan, Daniel Frid ka shprehur keqardhjen që adiministrata e presidentit George Bush nuk arriti ta ndihmojë Republikën e Maqedonisë që të bëhet anëtare e plotë e NATO-s.

Këto komente Frid i ka bërë në një takim me Ministrin e Mbrojtjes së Maqedonisë, ku është biseduar edhe për çështje tjera që kanë të bëjnë me zhvillimet në rajonin e Ballkanit.

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *