Home / Lajme / Maqedoni / Gjendet I vdekur trupi I të zhdukurit Selim.G nga Gostivari

Gjendet I vdekur trupi I të zhdukurit Selim.G nga Gostivari

Policia ka zbuluar identitetin e trupit të pajetë dhe sipas saj, bëhet fjalë për Selim G (59) vjeçar nga Gostivari, I cili më tre dhjetor është paraqitur si person I humbur nga familja.

Tetovë, 28 vjecari K.Z nga fshati Radiofcë dje ka njoftuar policinë në fshatin Zherovjan se në orën 14, 20 në vendin e quajtur Korija, në afërsi të fshatit Radiofcë, në afërsi të rrjedhës së lumit Vardar, ka vërejtur trup të pajetë.Hetim në vendin e ngjarjes ka bërë, gjykatësi hetues, zëvendësprokurori dhe ekipi hetues I Ministrisë së Punëve të Brendëshme, bëri të ditur policia.Policia ka zbuluar identitetin e trupit të pajetë dhe sipas saj, bëhet fjalë për Selim G (59) vjeçar nga Gostivari, I cili më tre dhjetor është paraqitur si person I humbur nga familja. Nga ana e mjekut të mjekësisë ligjore është bërë hetim I trupit me ç`rast nuk janë konstatuar gjurmë të dhunës dhe më pas trupi I është dorëzuar familjes.
(U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *