Home / Lajme / Botë / Gjermania sulmoi planin britanik për shpëtim

Gjermania sulmoi planin britanik për shpëtim

Gjermania sulmoi reagimin e kryeministrit britanik Gordon Braun ndaj krizës ekonomike si të marrëzishëm dhe dekurajues, në një sulm të papritur përderisa liderët e BE-së sot në Bruksel po tentojnë të shërohen nga recesioni.

Ministri gjerman i Financave, Peer Shtajnbruk, paralajmëroi se Britanisë do t`i duhet një gjeneratë e tërë që t`i paguajë stimulimet e mëdha financiare që i publikoi Qeveria në tentim për ta nxitur ekonominë.Liderët e BE-së do të debatojnë për plan stimulativ prej 200 milionë eurove kundër rënies së ekonomisë.
Socialdemokrati, Shtajbruk kundërshton trysninë nga Brukseli, Londra dhe Parisi që edhe ekonomia gjermane, si më e madhja në Evropë të hyjë në huazim të ngjashëm të madh, ndërsa përqeshi planin e Braunit që ta zvogëlojë TVSH-në për ta rritur konsumin.
Qeveria britanike menjëherë i hodhi poshtë vërejtjet e ministrit gjerman, por me siguri këtë nuk do ta bëjnë edhe konservatorët britanikë. Kjo mund t`i rrisë druajtjet se marrëveshja e krizës është udhëhequr në mënyrë të pakuptimtë dhe gabuar, në momentin kur ekonomisë britanike dhe paundit u është i domosdoshëm besimi.
Ministri shprehu vërejtje edhe ndaj thirrjes së Komisionit Evropian, të mbështetur nga Londra – 1,2 për qind të BPV-së të orientohet drejt stimulimeve financiare dhe shprehet se njerëzit e njëjtë që deri para do kohë nuk e kanë prekur deficitin tani shpenzojnë miliarda pa hesap.(makfax)

Gjithashtu lexo

Dëbime të reja të azilkërkuesve kosovarë në Gjermani

91 azilkërkues nga Kosova, Serbia dhe Maqedonia janë larguar nga Bavaria në Gjermani të enjten …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *