Home / Lajme / Maqedoni / Gostivari 10 orë pa energji elektrike

Gostivari 10 orë pa energji elektrike

Gostivari për dhjetë orë ka ngelur pa energji elektrike, e cila më në fund është rikthyer për banorët e këtij qyteti dhe rrethinës të mërkurën vonë në mbrëmje. Banorët janë të shqetësuar nga kjo gjendje e krijuar e cila po pason me shumë defekte sa i përket furnizimit me energji elektrike.

Të njejtin fat e pësoi një javë më parë edhe Tetova e cila për shkak të një defekti të rëndë mbeti pa energji elektrike për 24 orë. Qytetarët e Gostivarit shprehën shqetësime për këtë gjendje të krijuar pa energji elektrike, sidomos në stinën e dimrit, ku shumica e qytetarët ngrohen me energji elektrike.

“Kam fëmijë dhe nipër të vegjël dhe se kjo gjendje është e vështirë për ne pasi që ngrohemi me energji elektrike. Kjo nuk është hera e parë që në Gostivar po na ndërpritet rryma”, thekson një banor i Gostivarit.

Qytetarët bëjnë të ditur se gjatë muajit nëntor për disa herë në ditë dhe me disa orë të tëra është ndërprerë energjia elektrike.

“Disa herë na ndërpritet rryma për 2 orë dhe disa herë edhe më shumë orë. Në të kaluarën asnjëherë nuk jemi ballafaquar me këso probleme, ndërsa tani edhe pse Korporata Elektroenergjetike u ble nga kompania austriake EVN, prap se prap kemi probleme të mëdha me furnizimin me energji elektrike”, thekson Islam Ramani, një banor gostivaras.

Kompania për shpërndarjen e energjisë elektrike MEPSO theksoi se ka arritur për një kohë të shpejtë të lokalizojë defektin.

“Njëra linjë (Osllome-Gostivar) është goditur nga rrufeja, ndërsa në tjetrën (Vrutok-Gostivar) ka pasur difekt”, theksoi Nikolla Stojanov nga MEPSO dhe shfaqi shpresë se qytetarët sonte do të kenë energji elektrike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *