Home / Lajme / Rajon / Greqia sot në gjendje gatishmërie të lartë

Greqia sot në gjendje gatishmërie të lartë

Rikthehet tensioni në Greqi. Janë mijëra të rinj të mbledhur përpara Parlamentit dhe përballë tyre forca të shumta policie që u përgjigjen me lëndë kimike. Në këto caste fillojnë edhe mitingjet dhe marshimet e nxënësve dhe studentëve në qendër te Athinës, Selanikut dhe qyteteve të mëdha të Greqisë në shenjë proteste për vrasjen e 15-vjecarit nga dora e policisë. Protestat po zhvillohen në prang të ceremonisë mortore të adoleshentit i cili u ekzekutua të shtunë dhe vrasja e tij ngjalli këtë valë dhune që ka përfshire Greqinë . Ndersa konfrontimet janë tepër të kufizuara në mesiditë ekipet e bashkisë kanë filluar prej mëngjesit të pastrojnë dëmet e mëdha të shkaktuara të cilat disa media të huaja i kanë përcaktuar mbi 150 milion euro,por që pritet të tejkalojnë këtë shifër.
Është vërtet një pamje katastrofike në qendër të Athines Selanikut dhe qyteteve të mëdha të Greqisë . Dëme në ndërtesa publike, në banka në dyqane dhe qendra tregetare. Shumica të djegura dhe të shkatërruara, të tjerat me xhama të thyera dhe të plackitura.
Ndërkaq të mbyllura janë shumë rrugë qëndrore të kryeqytetit grek.

Kryesocialisti grek Papandreu në një mbledhje të fundit të kryesisë së partisë së tij kërkoi zgjedhje të reja. E vetmja gjë që mund të bëjë qeveria e Karamanlist në këto momente është të japë dorëheqjen. Edhe partitë e tjera kanë dënuar qëndrimin e qeverisë dhe të policisë greke, por duket se në mbledhjen ndërpartiake të kryetarëve të partive politike nuk është arritur në një konkluzion.
Greqia po përgatitet për një valë më të madhe dhune që pritet të shpërthejë në prang të ceremonisë mortore të 15 vjecarit, vrasja e të cilit u bë shkëndijë për të shpërthyer protestat e dhunshme që kanë përfshirë qytetet më të mëdha të Greqinë këto ditë.
Ceremonia mortore është caktuar të zhvillohet sot në orën 15.00, me orën lokale.
Autoritetet janë zotuar se do të marrin nën kontroll situatën pas përleshja më e rëndë civile të cilat kanë shkaktuar dëme kolosale në vlera miliona euro.
Ekspertët e policisë kanë përfunduar autopsinë e adoleshentit, e cila do të sqarojë rrethanat e vrasjes së tij, por familja e djalit ka kërkuar që avokatët të verifikojnë provat. Polici i cili akuzohet se ka qëlluar mbi adoleshentin dëshmon se vrasja ndodhi pasi 15 vjecari Alexandros Grigoropoulos ishte përpjekur të hidhte bombë molotov në drejtim të policisë.Kanë vazhduar edhe sot në mëngjes në lagjen Ekarqia të kryeqytetit e Greqisë Athinë, përleshjet mes policisë dhe të rinjve. Rruga që kalon përpara shkollës politeknike mbetet e mbyllur për lëvizjen e automjeteve. Të rinjtë vazhdojnë të hedhin objekte nëpër rrugë. Një bombë molotov e hedhur në drejtim të një dyqani informatike shkaktoi fillimin e zjarreve për ditën e sotme- tregojnë burimet nga policia.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *