Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Lëshimet për emrin në llogari të identitetit i prishin pozicionet e Maqedonisë

Gruevski: Lëshimet për emrin në llogari të identitetit i prishin pozicionet e Maqedonisë

Greqia bën gjithçka që të mos arrihet marrëveshje. Derisa ka gatishmëri të lëshohet pe për emrin që ta fitojmë identitetin i prishim pozicionet e vendit, deklaroi mbrëmë kryeministri Nikolla Gruevski në tribunën me qytetarët në lagjen Draçevë të Shkupit.

“Në këtë periudhë u krijua një situatë shumë interesante. Një pjesë e politikanëve në Maqedoni krijuan imazh dhe situatë se kur ne do të lëshonim diçka, në pjesën e emrit, Greqia do të bënte lëshim në pjesën e identitetit. Hapën debat në vend lidhur me këtë çështje. Njerëzit u ndanë – disa ishin për këtë, disa kundër. Dua edhe një herë të them se debati i hapur nga një numër i madh politikanësh në Republikën e Maqedonisë për atë nëse duhet të pranohet ndryshimi i emrit, ndërsa në llogari të kësaj të fitohet ajo që kërkohet në pjesën e identitetit, është debat dhe situatë e imagjinuar vetëm në kokat e një grupi të politikanëve”, deklaroi Gruevski.

Sipas të gjitha sinjaleve që i kemi, siç tha kryeministri “Greqisë nuk i bie ndër mend të lëshojë pe në pjesën e identitetit”.

Nëse është kështu bëj pyetjen pse atëherë vazhdimisht i prishim pozicionet tona negociuese. Nëse Greqia nuk ka qëllim asgjë të lëshojë pse ne tregojmë njëfarë serviliteti në lëshimet, kooperimin, bashkëpunimin… Pala tjetër nuk ka gatishmri të bëjë marrëveshje as me të parët as me të dytët. Atëherë pse zihemi, pse kaq debate në Maqedoni, tha mbrëmë Gruevski në tribunën me qytetarët në lagjen Draçevë të Shkupit

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *