Home / Lajme / Maqedoni / Humb jetën një i ri nga Tetova në Irak

Humb jetën një i ri nga Tetova në Irak

Lajmin e bëri të ditur Kompania Ecolog, punëtor i së cilës ishte riu nga Tetova. “Me keqardhje të madhe e informojmë opinionin se më 24 Dhjetor 2008, në kampin Summerall në afërsi të qytetit Begji (rreth 200 kilometra në veri të Baghdadit) në Irak gjatë një fatkeqësie pranë stacionit të karburanteve brenda në kampin ushtarak të ushtrisë amerikane, punonjësi jonë i çmuar, Mersim Ademi, mori lëndime të rënda, pas çka menjëherë i është dhënë ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e Kompanisë Ekolog.

Gjatë eksplodimit të një kamioni në Irak në kampin Summerall në afërsi të qytetit Begji (rreth 200 kilometra në veri të Baghdadit) ka gjetur vdekjen Mersim Ademi nga Tetova.

Lajmin e bëri të ditur Kompania Ecolog, punëtor i së cilës ishte riu nga Tetova. “Me keqardhje të madhe e informojmë opinionin se më 24 Dhjetor 2008, në kampin Summerall në afërsi të qytetit Begji (rreth 200 kilometra në veri të Baghdadit) në Irak gjatë një fatkeqësie pranë stacionit të karburanteve brenda në kampin ushtarak të ushtrisë amerikane, punonjësi jonë i çmuar, Mersim Ademi, mori lëndime të rënda, pas çka menjëherë i është dhënë ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e Kompanisë Ekolog. Fatkeqësisht, edhe përkundër të gjitha përpjekjeve për të tejkaluar lëndimet e marra, ato ishin fatale., thuhet në njoftim. “Rasti vazhdon të investigohet më tej nga strukturat e ushtrisë amerikane për tu zbardhur në tërësi rrethanat që sollën këtë humbje të madh për ne. Nga ana e Ecologut menjëherë u caktua një ekip emergjence që bëri koordinimin dhe organizimin e transportit të kufomës për në Maqedoni. Pasi që u siguruan të gjitha lejet e duhura nga autoritetet ushtarake, me 25/12/2008, kufoma u trasportua në Maqedoni dhe iu dorëzua familjes”, thuhet më tej në njoftim. Varrimi i të ndjerit u bë sot në varrezat e qytetit në Tetovë. Mersim Ademi nga Tetova, ka punuar në këtë regjion të Irakut që nga viti 2005. Ai njihet si punëtorë i dalluar dhe i përgjegjshëm, dhe është dekoruar shpeshëherë me lëvdata dhe falenderime edhe nga klientët tanë. I gjithë ekipi i Ecologut ndanë dhembjen me familjen e të ndjerit dhe shprehin ngushëllimet më të thella për këtë humbje të madhe të përbashkët.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *