Home / Lajme / Rajon / Izolohen nga bora 4.000 banorë në Shkodër

Izolohen nga bora 4.000 banorë në Shkodër

Të gjitha akset rrugore nacionale që lidhin komunat e thella malore me qytetet e qarkut janë të hapura, përveç Qafës së Thorës, që lidh Dukagjinin me Malësinë e Madhe. Por problematike mbeten rrugët rurale, që lidhin fshatrat e thella me qendrat e komunave

Në këtë fundviti, festat i kanë gjetur të izoluar nga bota rreth 4 mijë banorë të zonave të thella malore të Qarkut të Shkodrës. Reshjet e dëborës që ranë disa ditë më pare dhe temperaturat e ulëta gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar bllokimin e disa fshatrave në Malesine e Madhe, në Shkodër dhe Pukë.
Të gjitha akset rrugore nacionale që lidhin komunat e thella malore me qytetet e qarkut janë të hapura, përveç Qafës së Thorës, që lidh Dukagjinin me Malësinë e Madhe. Por problematike mbeten rrugët rurale, që lidhin fshatrat e thella me qendrat e komunave.

Përveç bllokimit të rrugëve problem për këta banorë është edhe mungesa e komunikimit, pasi në këto zona mungon telefonia fikse dhe valët e telefonisë mobile.

Një pjesë e mirë e fshatrave që janë përmendur më lart nuk kanë fare rrugë makine dhe banorëve u duhet të dalin në qafa malesh për të kapur makinat.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *