Home / Lajme / Rajon / Kejsi Tola përfaqëson Shqipërinë në Eurosong

Kejsi Tola përfaqëson Shqipërinë në Eurosong

Kejsi Tola, fituesja e trofeut të festivalit, tha për ATSH-në se, “ndjehem e emocionuar aq me tepër kur mendoj se sa e rëndësishme është që kjo këngë do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion”. Për 16 vjeçaren pjesëmarrja në Festivalin Europian ishte përgjegjësi shumë e madhe dhe që kërkonte shumë punë, teksa u shpreh se “ky vlerësim më motivon për të vazhduar më tej rrugën tim

Kejsi Tola, 16 vjeç, është fituesja e Festivalit të 47-të të Këngës në Radio Televizionin kur ajo fitoi maksimumin e pikëve në ngjarjen më të madhe të këngës, me “Më merr në ëndërr”, një këngë e kompozuar nga Edmond Zhulali dhe me tekst të Agim Doçit.Kejsi Tola, fituesja e trofeut të festivalit, tha për ATSH-në se, “ndjehem e emocionuar aq me tepër kur mendoj se sa e rëndësishme është që kjo këngë do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion”. Për 16 vjeçaren pjesëmarrja në Festivalin Europian ishte përgjegjësi shumë e madhe dhe që kërkonte shumë punë, teksa u shpreh se “ky vlerësim më motivon për të vazhduar më tej rrugën tim.”
Një juri e përbërë nga emra të njohur të kulturës nderuan pas kësaj me çmim të dytë gjatë një show televiziv, këngën, “Një jetë”, kënduar nga Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli , dhe me çmim të tretë grupin, West Side Family me këngën “Jehonë”, shoqëruar nga Besa Kokëdhima dhe Marjeta Billo.
Ndërsa tre djemtë e grupit West Side Family, Landi, Miri dhe Flori, i thanë ATSH-së se, “publiku na priti shumë mirë edhe pse kënga u interpretua për herë të parë”. “Vumë re se dhe publiku festoi bashkë me ne”, u shprehen djemtë e grupit simpatik duke shtuar se “cilësia e festivaleve i motivonte më shumë për të marrë pjesë në evenimente të tilla”.
Për të 6-tin vit radhazi, fituesi i festivalit të këngës në RTSH do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision Song Contest”.
Kejsi Tola, u zbulua si këngëtare në konkursin e këngëtarëve të rinj “Ethet e së premtes mbrëma”.
Me regji të Pali Kukes, ky spektakël u prezantua nga këngëtarja Elsa Lila
u.H

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *