Home / Lajme / Maqedoni / Kënga Simpatia e interpretuar nga Enisa Zyberi fituese e festivalit Bletëzat 2008

Kënga Simpatia e interpretuar nga Enisa Zyberi fituese e festivalit Bletëzat 2008

Vogëlushja tetovare Enisa Zyberi është fituese e edicionit të nëntë të festivalit për fëmijë Bletëzat 2008, festival ky që mbrëmë u mbajt në qendrën kulturore në Tetovë, në organizim të Radio Bletës. Tekstin e kësaj këngë e shkroi Teuta Halimi, ndërsa orkestrimi Nexhat Mujovi.

Salla e madhe e qendrës për kulturë në Tetovë, mbrëmë me të vërtetë tregoi se është shumë e vogël për të grumbulluar të gjithë prindërit dhe dashamirët e këngës për fëmijë, e cila ishte e mbushur deri në karrigen e fundit.

Transmetimin e drejtpërdrejt të këtij festivali shikuesit kanë patur mundësi ta ndjekin përmes Televizionit Koha. Ky festival si për nga organizimi poashtu edhe për nga këngët garuese tregoi se fëmijët janë ata të cilët mbushin sallat e qendrave për kulturës dhe përcjellin emocionet e tyre përmes këngëve, ndërsa organizatorët morrën notë të shkëleqyeshme sa I përket gjithë mbarrëvajtjes së festivalit.

Juria profesionale në fund ka ndarë mirënjohje për gjithë pjesëmarrësit, pasi që vlerësimi I tyre ishte se fëmijët treguan performansë të shkëlqyer.

Kënga “Simpatia”, kishte një tekst dhe muzikë e cila poashtu kishte një interpretim briljant nga interpretuesja, u shprehën Përparim Tomçiu kryetar I jurisë dhe Zijadin Ismaili, anëtar I jurisë.

Kënga Simpatia e vogëlushes tetovare e cila premton shumë në të ardhmen ishte kënga më të cilën edhe u përmbyll ky fetsival, që zgjoi interesim të madh tek publiku tetovar, ndërsa vetë fituesja ksihte shumë emocione, dhe me fjalë të pakta na premtoi se edhe në të ardhmen do të sjellë këngë të mira.

Juria caktoi dy vende të dyta: për Fjolla Abdullai, si interpretuese e këngës “Posi kënga e shpirtit tim”, me komponim të Jetmir Rexhepit dhe orkestrim të Mevlan Osmanit dhe Dea Sabriut, me këngën “Mësuesja Ime”, me tekst të Lumnije Ibrahimit dhe muzikë të Jeton Pustinës, ndërsa tre këngë përzgjodhi juria për vendin e tretë për interpretuesit Farije Alimani, Erjona Jonuzi, dhe Rudina Beqiri.

Çmimi Bletëza më e vogël I takoi këngëtarit të vogël Anit Ameti.

Tekst më I mirë u përzgjodh teksti I Idriz Ramadanit në interpretim të Elvis Ramadani.

Ndryshe, në këtë festival u paraqitën 18 këngë të cilët kohë më parë janë selektuar nga juria profesionale.

Ky Festival tani më është shndëruar në një festival tradicional, ndërsa fakti që nga ky festival kanë dalë emra të njohur të muzikës shqipe, tregon se është një eveniment me cilësi të larta.

Për organizatorët shumë suksese vitin e ardhshëm.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *