Home / Sport / Klubi shqiptar Flamat nga Zvicra zhvilloi ndeshje me Shkëndijën

Klubi shqiptar Flamat nga Zvicra zhvilloi ndeshje me Shkëndijën

Stadiumi i qytetit në Tetovë, të premten ishte nikoqir i ndeshjes miqësore ndërmjet djelmoshave të skuadrës zvicerane FC Flamat, ndërsa përbërja e formacionit të kësaj skuadre është me futbollistë shqiptarë nga të gjitha qytetet e Maqedonisë, Kosovës dhe klubit më të njohur shqiptarë në Maqedoni, Shkëndija.

Qëllimi i kësaj ndeshje është njohja mes veti e futbollistëve të cilët garojnë për klubin Zviceran, ndërsa vijnë nga trojet shqiptare.Sipas futbollistëve kjo është një ëndër e kahmotshme e tyre që të përballen dhe të luajnë me ekipin e shknëdijës

Trajneri i skuadrës shqiptare nga Zvicra Nexhmedin Memedi theksoi se rëndësia e kësaj ndeshje është shumë e madhe dhe se ata janë të befasuar me mikpritjen që u është bërë në Tetovë. Të njejtin mendim e ndajnë edhe futbollistët.

FC Flamat është një ndër 6 klubet shqiptare që garojnë në kantonin Bern të Zvicrës e cila pasi është formuar si klub tre herë është ngjitur nga një ligë më lartë. Ky klub mban emrin e komunës zvicrane ndërsa udhëhiqet nga shqiptarët.

Ndeshja që u zhvillua sot në Tetovë ishte shumë atraktive pasi që u shënuan 7 gola, ndërsa fituese doli ekipi tetovar edhe pse rezultati kishte shumë pak vlerë në këtë rast, por dëshira e lojtarëve ishte shumë e madhe që të luajnë dhe njihen mes veti.

Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Mësohet kundërshtari i Shkëndijës në rrethin gjysmëfinal (Foto)

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës e ka mësuar kundërshtarin e radhës për kualifikimin në Europa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *