Home / Lajme / Maqedoni / Krinika e zezë

Krinika e zezë

L.P sipas policisë më herët ka qenë si mysafir tek të afërmit e tij, dhe nën ndikim të alkoolit ka shtënë në ajër dhe më pas kjo pistoletë I është konfiskuar.

34 vjeçari L.P nga Tetova mbrëmë rreth orës 1 të mesnatës në tavernën e shtëpisë së tij në rrugën “Vukashin Simovski” numër 39 në Tetovë, me pistoletë me gas, “Ekol Special -99” I kalibrit 9 milimetër ka shtënë disa plumba në ajër.L.P sipas policisë më herët ka qenë si mysafir tek të afërmit e tij, dhe nën ndikim të alkoolit ka shtënë në ajër dhe më pas kjo pistoletë I është konfiskuar. SPB-ja e Tetovës, ka kryer hetime dhe ka marrë për analizë gëzhojat e mbetura dhe ndaj L.P do të ndërmeren masa adekuate ligjore.Natën mes 19 dhe 20 të këtij muaji, persona të panjohur përmes derës së ballkonit me dhunë kanë hyrë në shtëpiën e 55 vjeçarit N.S nga fshati Dobrosht komuna e Tearcës dhe pasi kanë kontrolluar tërë shtëpinë kanë marrë 1225 dollarë amerikan dhe 900 euro dhe kanë ikur në drejtim të panjohur, kumton policia, e cila punon në kapjen e autorëve të kësaj vjedhje.Natën mes 18 dhe 19 të këtij muaji persona të panjohur e kanë thyer dritaren e vitrinës së shitores “Transparent”, pronë e 35 vjecarit Z.Z e cila gjendet në bllok 70 në Tetovë, dhe kanë marrë 11 shtek me cigare dhe 70 paketa cigare të ndryshme.Sipas policisë së Tetovës, dëmi I përgjithshëm I shkaktuar arrinë vlerën prej 30 mijë denarëve.
Mbrëmë rreth orës një në mesnatë në afërsi të sallës së sportit “Rinia” në Gostivar ka ndodhur një zënkë mes 18 vjeçarit I.J nga Gostivari I cili ka qenë në shoqëri edhe me dy persona të tjerë, dhe dy persona të panjohur të cilët kanë dalë nga një veturë e tipit BMW me targa të Gjermanisë.Rahjes I ka parapri një zënkë verbale me ç`rast njëri prej personave nga vetura ka nxjerrë një pistoletë dhe ata kanë filluar të ikin në park dhe sipas fjalëve të I.J, personi nga vetura ka shtënë me armë në drejtim të tyre dhe një plumb ka përfunuar në shputën e këmbës së tij të majtë.I.J mënjëherë është shtruar në spitalin e Gostivarit dhe pas dhënies së ndihmës së parë ai është lëshuar për kurim shtëpiak.Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë punon në zbardhjen e plotë të këtij rasti, dhe posedon me të dhëna për personat e involvuar në rahjen e mbrëmshme në Gostivar.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *