Home / Lajme / Rajon / LB: Presheva në shtetrrethim

LB: Presheva në shtetrrethim

Lëvizja për Bashkim në një komunikatë për media reagon ashpër ndaj aksioneve policore serbe mbi popullatën shqiptare në Luginë të Preshevës.

“Demonstrimi i terrorit millosheviqian i shfaqur me tërë brutalitetin e vet këtyre ditëve mbi vëllezërit tanë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, sikur i habiti më së shumti ata që është dashur t’i habisë më së paku.Presheva, Bujanoci e Medvegja në krejt periudhën e pasluftës jetojnë pothuajse në shtetrrethim, të militarizuara plotësisht dhe të kërcënuar vazhdimisht nga pushtuesi serb i këtyre vendbanimeve shqiptare.”, thuhet në komunikatën e LB-së.
Sipas, LB-së, partitë politike shqiptare të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, Qeveria e Republikës së Shqipërisë, Qeveria e Kosovës, e pothuajse të gjithë faktorët relevantë politikë shqiptarë përballë kësaj gjendjeje të rëndë të popullit shqiptar në këto tri komuna janë sjellë me një moskokëçarje e dyfytyrësi të pajustifikueshme.
“Reagimet që i dëgjojmë këtyre ditëve rreth arrestimeve e sjelljeve brutale të forcave speciale serbe mbi shqiptarët akoma bëhen mbi bazën e një politike të gabuar, e cila popullin shqiptar që jeton në trojet e veta stërgjyshore dhe me të gjitha karakteristikat e kombit e quan pakicë kombëtare dhe popullsisë së atjeshme i sugjeron përfshirjen në institucionet shtetërore serbe!
Rasti i arrestimeve të fundit dhe dhuna e ushtruar mbi familjarët e tyre do të duhej të na shërbente për një këndellje politike dhe për rishqyrtim të tërësishëm të politikës së deritanishme ndaj Serbisë, e sidomos për qasje e përkrahje krejt tjetër ndaj vëllezërve tanë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë”, thuhet në fund të komunikatës.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *