Home / Lajme / Maqedoni / Leka padi penale kundër Thaçit dhe gazetës “Dnevnik”

Leka padi penale kundër Thaçit dhe gazetës “Dnevnik”

Daut Rexhepi- leka do të ngre padi penale kundër Partisë deokratike shqiptare dhe gazetës së përditshme maqedonase DNEVNIK. Shkkau i padisë penale, sipas Lekës është për akuzat që i ka bërë PDSH me kryetarin Menduh Thaqin në shkrimine botuar më 26 dhjetor në gazetën DNEVNIK, per perjashtimin e tij nga kjo parti. Këtë e bëri të njohur vetë komandat Leka sot nëpërmes një takimi me gazteraët në hapsirat e Kuvendit të Repulbikës së Maqedonisë.

Në gazetën në fjalë thuhet: “Kreu i PDSH-së ka marrë vendim për largimin e Daut Rexhepi – Leka nga PDSH. Kinse se paska marrë para nga një parti tjetër për të lësjhuar PDSH-në.Do të ishte shumë e mirë dhe e ndershme që z. Menduh Thaqi të na sqaronte me emër dhe mbiemër se nga cila parti kam marrë të holla dhe në cilën parti paskam dëshirë të shkoj?Sipëas gazetës arsyet e tjera qenkan: I padëgjueshëm, qenkam sjellë në mënyrë subversive dhe nuk kam zbatuar vendimet e PDSH-së“, u shpreh Leka.
Sipas tij do të ishte shumë mirë dhe e ndershme që Menduh Thaçi të na sqaronte me emër dhe mbiemër se nga cila parti kam marrë të holla dhe në cilën parti paskam dëshirë të shkoj, sepse unë vetë nuk kam dijeni për këto hipoteza.
“Është e vërtetë që nuk kam zbatuar disa vendime dhe veprime të udhëzuara nga disa drejtues partiak, sepse binin ndesh me dinjitetin dhe moralin njerëzor. Unë jam i edukuar që të veproj në bazë të vlerave familjare, morale, njerëzore dhe kombëtare. Pra, është e vërtetë se me kolegët e mi partiak deputet shpeshherë kemi diskutuar për ruajtjen e dinjitetit, moralit, ruajtjen e vlerave familjare, si dhe mendimin Ndryshe në PDSH. Unë vazhdimisht kam insistuar që partia jonë të debllokohet, të reformohet, të jetë sa më unike duke respektuar rregullat demokratike dhe mendimet ndryshe”, konstatoi deputeti Leka.Ai më tej tha se nuk i ka zbatuar ato vendime të cilët sipas tij binin ndesh me dinjitetin dhe moralin njerëzor.
“Pra është e vërtetë se me kolegët partiak deputetët shpeshherë kemi diskutuar për ruajtjen e dinjitetit, moralit, ruajtjen e vlerave familjare si dhe mendimin ndryshe në PDSH. Unë vazhdimisht kamë insistuar që partia jonë të deblokohet, të reformohet, të jetë sa më unike duke respektuar rregullat demokratike dhe mendimet NDRYSHE.Të gjitha këto kryesia e ngushtë dhe kryetari i quan thyerje t programit uke i përmbledhur me një fjalë të vetme “Padëgjushmëri”
Tanimë ish-depueti i PDSH-së, Leka prej sot do të veprojë si deputet i pavarur, ndërsa lidhur me atë se a do t’i bashkangjitet ndonjë subjekti të ri politik njoftoi se veprimet e tij në të ardhmen do ti mer në koordinim me elektoratin që e ka zgjedhur në njësinë e tij zgjedhore në rajonin e Tetovës.

Ajlin Kadriu

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *