Home / Lajme / Maqedoni / Merale Ferati rizgjidhet kryetar e FGPDSH

Merale Ferati rizgjidhet kryetar e FGPDSH

Merale Uzeiri Ferati është zgjedhur kryetare e Forumit të Gruas të Partisë Demokratike Shqiptare, gjatë kuvendit zgjedhor të dielën në Tetovë.Ajo ka marrë shumicën e votave nga 389 delegate në sallën e madhe të qendrës kulturore në Tetovë ku ishin të pranishëm edhe kryetari I partisë Menduh Thaçi dhe kryetari I kuvendit qendror Arbër Xhaferi.

Me këtë rast kreu I kuvendit qendror të PDSH-së Arbër Xhaferi ka theksuar se një popull që nuk ka organizim politik shndërohet në komunitet prandaj ne si parti politike që nga fillimi përpiqemi që ta organizojmë popullin Çështja e organizimit politik të shqiptarëve në Maqedoni nuk mund të ndalet edhe pse kanë ekzistuar tentime që të ndalet dëshira e këtij populli.”Në këtë drejtim ekzistojnë dy variante, e para është fragmentarizimi I një subjekti politik dhe e dyta është shndërimi I liderit të partisë në palaço, dhe lideri I partisë nuk ka krenari dhe ne fatmirësisht kemi një lider që ka krenari ndërsa I prinë një subjekti që ka platformë dhe strukturë politikisht të organizuar”, tha në fjalimin e tij Arbër Xhaferi.
Ndërkohë që kryetari I PDSH-së Menduh Thaçi, tha se shtizat që I drejtohen Partisë Demokratike Shqiptare nuk janë shtiza vetëm për ne si parti por ato janë të drejtuara ndaj popullit shqiptar.”Me miliona euro qarqe të ndryshme tentojnë që të na zhdukin, duke na sulmuar, por ne kemi mburojë paltformën politike e cila ëhstë plaftormë e shqiptarëve të Maqedonisë”, tha në mes tjerash Thaçi.
Pas zgjedhjes së Merale Uzeirit, si kryetare të FGPDSH-së, ajo para të pranishmëve falemenederoi strukturat udhëheqëse të partisë për mbështetjen që I kanë dhënë këtij forumi ndërsa premtoi angazhimin maksimal për të mbrojtur interesat e gruas dhe të shqiptarëve në përgjithësi.Ky është mandati I dytë I Uzeirit në krye të forumit të gruas të PDSH-së.

Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *