Home / Lajme / Rajon / NATO, mbështetje të plotë shtrirjes së EULEX-it

NATO, mbështetje të plotë shtrirjes së EULEX-it

NATO i ka dhënë mbështetje të plotë shtrirjes së EULEX-it në tërë territorin e Kosovës dhe ka kërkuar nga të gjithë që të bashkëpunojnë me këtë mision, ka thënë zëdhënësi i NATO-s, James Appathurai.

Ai ka konfirmuar se edhe për një kohë, nuk do të ketë zvogëlim të numrit të pjesëtarëve të KFOR-it në Kosovë.
Gjatë një takimi që kishte në Bruksel me gazetarë të mediave të ndryshme të Kosovës, Appathurai e ka vlerësuar të qetë situatën e sigurisë në Kosovë, bënë të ditur BBC.
Ai ka theksuar se kjo qetësi do të ruhet. Gjithashtu, NATO-ja, sipas Appathurait, ka konfirmuar se në janar të vitit të ardhshëm do të fillojë trajnimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ndërkaq sa i përket sigurisë dhe numrit të pjesëtarëve të KFOR-it në Kosovë, James Appathurai, ka deklaruar se aktualisht në Kosovë janë rreth 16 mijë paqeruajtës të NATO-s, që përbëjnë misionin e dytë më të madh të Aleancës, pas atij në Afganistan. /ktv/

Gjithashtu lexo

Vulin: Izraeli nuk do ta njohë Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksander Vulin ka thënë se gjatë vizitës së tij në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *