Home / Lajme / Maqedoni / Ndërtimi I Xhamisë “kompensohet”, me kishë

Ndërtimi I Xhamisë “kompensohet”, me kishë

Tv Koha sot zyrtarisht nuk arriti të konfirmojë këtë pëlqim nga ana e kompetentëve në kuvendin komunal, por jozyrtarisht mësoi se pëlqimi për ndërtimin e kishës është dhënë dhe është arritur një marrëveshje e fshehtë me pushtetin qendror që të ndërtohet një xhami, në qendrën sportive Kodra e Diellit.

Urim Hasipi
Tetovë, 23 dhjetor-U dha pëlqim për ndërtimin e kishës ortodokse në qendrën sportive në Tetovë.Këshilli iniciativ për ndërtimin e kishës dhe krerët fetar ortodoks dje në lokacionin ku do të ndërtohet kisha respektivisht në qendrën sportive të Tetovës, deklaruan në prani të vetëm mediumeve maqedonase, se më datë 15 dhjetor të këtij viti, është dhënë pëlqim nga kuvendi komunal I komunës së Tetovës për ndërtimin e kishës.
Këshilli iniciativ para gazetarëve demostroi projektin e kishës për nevojat e së cilës, janë ndarë 3000 mijë metra katrorë kurse së shpejti do të fillojë edhe grumbullimi I të hollave nga qytetarët dhe institucionet e tjera në R.epublikën e Maqedonisë.Televizioni Koha sot zyrtarisht nuk arriti të konfirmojë këtë pëlqim nga ana e kompetentëve në kuvendin komunal, por jozyrtarisht mësoi se pëlqimi për ndërtimin e kishës është dhënë dhe është arritur një marrëveshje e fshehtë me pushtetin qendror që të ndërtohet një xhami, në qendrën sportive Kodra e Diellit.Kohë më parë këshilli iniciativ për ndërtimin e Xhamisë në “Kodër të Diellit”, bëri të ditur se ende nuk është dhënë leja për ndërtim ndërkaq nga komuna deklaruan se kërkesa e tyre për leje është duke u shqyrtuar. Zëdhënësi I komunës së Tetovës Valmir Aziri ka deklaruar se komuna e Tetovës jep pëlqim apo refuzon palë pasi që I mer të parasysh të gjitha aktet dhe nënaktet juridike. Ai ka mohuar një kontraktim të kësaj natyre.
“Komuna e Tetovës është institucion I cili punon në bazë të kushtetuës të Maqedonisë, çdo palë që I drejtohet komunës për dhënien e lejes së ndërtimit në këtë rast komuna e Tetovës merr parasysh të gjitha aktete dhe nënaktet juridike dhe në bazë të planit detal dhe gjeneral për atë zonë, I jepet leja apo refuzohet leja për ndërtim. Pa marrë parasysh se për kë bëhet fjalë komuna nuk bën dallime në baza racore, për çdo qytatar dhe organizatë dhe është transparente dh në bazë të kushteve ligjore jep leje ose e refuzon të njejtën”, deklaroi Aziri.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *